STOP-EMISIONI 198(Sezoni 8) 7 Qershor 2023-Denoncimi i babait , dhendri vrau vajzen dhe e hodhi nga ballkoni.

“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me viktimë një 24 vjecare. Anisa Gjini, nënë e një djali 3 vjecar, pretendohet, se u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ku jetonte me bashkëshortin, Alfred Gjini, dhe vjehrrën, Fahrije Gjini.Por babai i të ndjerës ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunshëm, pas një sherri mes të dyve.Ne kemi siguruar dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës së Anisës, të cilat janë të paqarta dhe kontradiktore.I ati i Anisës thotë, se u njoftua 4 orë pas ngjarjes, kur vajza e tij ishte cuar në morg. Ai flet për shenja në trupin e Anisës, të cilat shtojnë dyshimet për vrasje.

Në media po qarkullon lajmi, se në 8 qershor do të nisë festivali europian i seksit në Suedi.Pjesëmarrësit do të përfshihen në aktivitete seksuale nga 45 min në një orë në ditë.Në redaksinë tonë kanë mbërritur video, që tregojnë disa qytetarë, që hipin mbi varre e vjedhin lulet.

Lidhur me vrasjen e 24 vjecares në Durrës, OPGJ Shkëlqim Osmani, duket se më shumë ka ndihmuar në inskenimin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka kqyrur banesën brenda, për të gjetur shenja të dyshimta, që mund të ndihmonin hetimin. Ai është mjaftuar me 4 fotografi dhe e ka mbyllur me kaq gjithcka. Ndaj i dyshuari kryesor, Alfred Gjini, mundi të dalë i pafajshëm pas 6 muajsh burg, që urdhëroi prokurorja e Durrësit, Edina Kurti.Nga kërkesa për arrest me burg e prokurores, gjyqtarët Petraq Çuri dhe Paulin Çera, nxorrën klecka për të lënë të lirë të dyshuarin Gjini. “Stop” ka siguruar dhe dëshminë ekskluzive të djalit të mitur të së ndjerës Anisa Gjini, Ai tregon në mënyrë fëminore, se babi e goditi mamin në kokë, derisa asaj i ra të fikët. Fëmija thotë, se babai e porositi të mos tregonte, se do ta merrte policia.

Të Fundit