Drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve: Nuk ka më shumë se 30 fëmijë në një grup

Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e kopshteve dhe e çerdheve tha së grupi i fëmijëve në kopësht është rreth 30.

E ftuar në Euronews Albania, ajo theksoi se me 30 fëmijët qëndrojnë dy edukatoret të cilat kujdesen për ta.

Ajo shtoi se fëmijët e çerdheve duan më shumë kujdes dhe vëmendje.

“Sipas standardit, grupi i fëmijëve në kopësht, është 30 fëmijë në grup. Duke qenë 30 fëmijë në grup me 2 edukatore, me staf mbështetës dhe duke i vënë në funksion dhe oberret e kopshteve. Fëmijët zhvendoset nga ambienti brenda në atë jashtë. Ndërsa fëmijët e çerdheve duan më shumë kujdes dhe vëmendje”- tha ajo.

Të Fundit