STOP – EMISIONI 199 (SEZONI 3) 7 qershor 2018 Fier, mësuesit e fizkulturës pa punë, nuk u njihet diploma bachelor


Disa mësues denoncuan në emisionin “Stop” problemin e tyre të pazakontë. Ata kanë studiuar në Universitetin e Sporteve në Fier në vitet 2009-2012 dhe më pas kanë ndjekur masterin në Shkodër.

Pas kësaj kanë bërë dhe provimin e licencës dhe punojnë si mësues të edukimit fizik. Por këto ditë kanë marrë një letër nga Ministria e Arsimit, që i njofton se pas muajit Qershor do të mbeten pa punë, pasi nuk iu njihet diploma bachelor.

“U futa dhe unë në provimin e shtetit pa asnjë problem, me të gjithë dokumentacionin dhe e mora. Tani më vjen dokumenti që nuk njihet shkolla“, u shpreh një mësuese e edukimit fizik.

Ndërsa një mësues tjetër, David Gega tha: “Mbarova dhe unë licencimin, dal me sukses dhe përveç kësaj futem në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’. Dua të jap një shembull: Jemi në një ndeshje. Kur fillon ndeshja e futbollit, në 10 minutëshin e parë unë bëj faull, por albitri më thotë vazhdo lojën. Në fund të minutës së 90-të unë realizoj golin, por albitri nuk ma quan se kam faull në minutin e 10-të. Kjo ndodh ngaqë bachelori jonë është i palicencuar, i paakredituar. As vetë nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh me ne! Unë kuptoj që këtu është një ngërç institucional që ne si qytetar e mësues që jemi, nuk e zgjidhim dot!”.

Drejtuesi i Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier, Shkëlqim Allkaj tha se universiteti në fjalë nuk ka qenë as i akredituar e as i licensuar.

“Nga përgjigjet zyrtare që kemi marrë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në fillimin e vitit të kaluar shkollor, na rezulton që Kolegji i Sporteve Fier është licencuar më 1 Gusht 2012 dhe duhet t’i fillonte studimet në Shtator 2012, ndërkohë që ky kolegj i ka lëshuar diplomat e para në Tetor 2012, 3 muaj pasi ka marrë licencës. Nga kjo situatë i kemi njoftuar që diplomimi i tyre bachelor është në kundërshtim me ligjin dhe legjislacionin shqiptar dhe nuk njihet në Republikën e Shqipërisë”, tregoi kreu i DAR Fier.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” nëse i gjithë arsimimi i tyre do të shkojë dëm, drejtori Allkaj tha që për ta këta mësues rezultojnë pa shkollë të lartë.

Ish-dekani Profit Canaj u shpreh se mban përgjegjësi shkencore për fakultetin, pasi programet dhe planet mësimore i ka bërë ai.

“Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Arsimit të Lartë i aprovoi dhe i firmosi, pra u akreditua. Pronari i fakultetit më thërriti dhe më tha që u pranua. Ne filluam shkollën normal si të gjithë fakultetet e tjera. Kështu që të gjithë këta studentë kanë bërë programet normale, siç ka bërë Univeristeti i Sporteve në Tiranë, biles më shumë se ai i Elbasanit. Universiteti i shte i akredituar dhe ka qenë me firmën e drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore të Lartë, dokumentet janë te pronari. Diplomat janë shumë të rregullta!”, shpjegoi ai.

Canaj tregoi se studentët kanë nisur duke pritur licencimin e universitetit, çka është vonuar nga Ministria e Arsimit, duke mos patur asnjë arsye.

Ai shtoi: “Jepet licencimi pastaj akreditimi, ndërsa ne na u dha akreditimi pastaj licencimi. Shkolla dhe diplomat janë të rregullta dhe plotësisht të ligjshme!”

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në një përgjigje zyrtare tha se shkolla e lartë universitare jopublike “Kolegji Profesional i Sporteve Fier” ka qenë e licencuar me vendimin numër 494, datë 01.08.2012 të Këshillit të Ministrave, “Për licencimin e Institucionit Privat të Arsimit të Lartë”, por ky institucion nuk rezulton i akredituar.

Gazetarja e emisionit “Stop” ngriti pyetjen sesi këta studentë kanë kryer masterin, janë pajisur me licencën e më pas i janë nënshtruar provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” ndërkohë që kishin një diplomë bachelor që nuk njihet. Mesa duket nuk ka asnjë përgjigje konkrete lidhur me këtë pyetje, por vetëm që “janë pa shkollë të lartë dhe do të ngelen në mes të katër rrugëve”.

Parlamenti i transmetimeve në facebook, c’mendojnë qytetarët!?

Në cdo seancë parlamentare të javëve të fundit përsëritet i njejti refren: opozita tejkalon kohën e fjalimeve dhe bllokon foltoren, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ndërpret seancën. Pas kësaj, opozita transmeton qëndrimet e saj në facebook. Renaldo i është drejtuar qytetarëve me pyetjen, nëse është akoma e nevojshme që deputetët të shkojnë në sallën e kuvendit, kur transmetimet bëhen në rrjetet sociale?!…

Aksidenti në punë, Stop dhe klinika Keit, i ndryshojnë jetën Manjola Kullës.

Në dhjetor të vitit të shkuar, “Stop” transmetoi rastin fatkeq të Manjola Kullës, e cila pas një aksidenti në vendin e punës, u dëmtua në kokë dhe humbi edhe flokët.Emisioni Stop, klinika Keit dhe administratori i firmës, ku ajo punonte, Oltion Asllani, i mundësuan Manjolës ndërhyrjet e nevojshme, për t’u kthyer si më parë.

Të Fundit