STOP-EMISIONI 197(Sezoni 8) 6 Qershor 2023-“Te vrafte Zoti, plehre, skizofren”, e moshuara e semure terrorizon pallatin.

Një zonjë, 73 vjece, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e një pallati në lagjen “ 5 Maj” të Tiranës.Sipas tyre dhe sipas videove të siguruara, e moshuara, në orët e vona të natës, dëmton me mjete të forta apartamentet dhe ngre zërin. Banorët tregojnë, se kjo situatë ka rreth 4 vjet, por dy vitet e fundit është bërë më shqetësuese.E moshuara, sipas informacioneve, jeton e vetme.Megjithëse e denoncuar disa herë në polici dhe kallzuar në prokurori, asnjëherë nuk u gjykua, se ajo ka nevojë për mjekun.Falë emisionit “Stop”, i cili për tre ditë me radhë qëndroi nën vëzhgimin e zonjës, kërkoi mbështetje dhe më në fund, kjo qytetare u dërgua për trajtim dhe do të mbahet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, edhe pasi të dalë nga spitali psikiatrik në Tiranë.

Këto ditë në Shëngjin po mbahet festivali Unum me pjesëmarrjen e 95 artistëve ndërkombtare dhe mbi 20 mijë të rinjve nga e gjithë Europa.Ne ishim aty dhe i pyetëm të rinjtë, nëse kishin ardhur më shumë për të dëgjuar muzikë, për alkool, apo për të gjuajtur? Njëri nga të rinjtë u fut në det, për të na treguar,sesi notonte. Ndërsa të tjerë nuk përtuan, të bëjnë edhe pompa.

Në datën 25 prill 2023 emisioni Stop transmetoi rastin e një vajze 6 vjec, që në 2021 u rrëmbye nga babai i saj, edhe pse në kundërshtim me vendimet e gjykatës.Vjollca Zyka u drejtua tek ne me shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tha, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën u vendos së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali. Nga kjo martesë, vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e ciftit janë sot 26 dhe 25 vjec. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë cifti u nda.Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjec.Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në dhjetor 2021. Gjatë takimit me djemtë, ata dhe i ati, rrëmbejnë vajzën dhe largohen. Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, por vajza nuk u gjet. Stop ra në gjurmët e zotërisë në zonën e plazhit në Durrës. Më bashkëpunimin e Drejtorisë vendore te Policisë Durrës u bë e mundur, që të vëzhgohej dhe të shoqërohej Robert Gjinika dhe djali i tij 25 vjecar, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, kanë marrë vajzën e vogël, duke e fshehur nga e ëma.Pas takimit të parë të vështirë, dhe me bashkëpunimin e punonjësve të policisë së Drejtorisë së Durrësit, ne bëmë

Të mundur që vajza e vogël të kthehej tek e ëma.

Të Fundit