Një biznesmen nga Durrësi ka denoncuar në emisionin “Stop” ekonomisten Marsida Zoto, duke pretenduar, se ajo nuk ka kryer pagesat, që kishte për detyrë të realizonte për biznesin e tij, ndërsa paratë e marra për këto detyrime nuk i janë kthyer.Viktor Kumeta thotë, se për një kohë të gjatë ka besuar, se pagesat ishin kryer rregullisht, derisa është përballur me gjoba dhe ka kuptuar, se detyrimet nuk ishin shlyer. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth 4 milionë lekë të vjetra.Në komunikimet e paraqitura nga qytetari, ekonomistja Marsida Zoto premton, se do ta zgjidhë situatën, maksimumi deri në datën 3 prill 2026. Megjithatë, sipas denoncuesit, asnjë nga afatet e vendosura nuk është respektuar dhe paratë nuk janë kthyer.Gjatë interesimit të gazetarëve, Marsida Zoto është kontaktuar teksa ndodhej në komisariat. Ajo ka refuzuar të japë shpjegime, duke thënë vetëm, se cështja është në Prokurori.Nga ana tjetër, versioni i saj mbetet, se bëhet fjalë për një gabim dhe se shuma do të kthehet brenda një muaji.
Prej 7 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta të cilat u nxitën nga kundërshtimet për projektin e një resorti luksoz turistik në zonën e Zvërnecit, i sponsorizuar nga dhëndrri i presidentit amerikan Donald Trump.Qytetaret gjate protestes kane nxjerre meme te ndryshme per qeverine, projektin dhe kryeministrin.Në RTSH po diskutohet për ndryshimin e logos së institucionit mediatik, një proces, që ka sjellë debate dhe paqartësi mbi identitetin vizual të transmetuesit publik. Ndërsa zgjidhja përfundimtare për logon duket, se nuk është gjetur ende, ky debat i ka kushtuar vendin e punës drejtorit të Grafikës. Largimi i drejtorit po interpretohet edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve, që kanë shoqëruar përzgjedhjen e logos së re dhe firmosjes së vlerës financiare të kësaj procedure.
Një 76-vjeçar nga Durrësi, Dalip Gjergji, ka kërkuar, që në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë pagesë, të zhvillojë aktivitete artistike dhe kulturore me nxënësit e një shkolle, duke vënë në dispozicion përvojën e tij shumëvjeçare në instrument. Ai shprehet, se dëshiron të vazhdojë të kontribuojë për komunitetin dhe të ndajë dijet e tij me brezin e ri.Drejtoria e shkollës thotë, se e ka mirëpritur kërkesën dhe nuk është kundër angazhimit të tij, por argumenton, se nuk disponon ambiente të lira për zhvillimin e këtyre aktiviteteve.Ndërkohë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti e konsideron rastin, si një shembull, që duhet mbështetur dhe vlerësuar, duke theksuar, se institucionet arsimore duhet të gjejnë mundësi për të përfshirë mësuesit dhe profesionistët në pension, që duan të kontribuojnë vullnetarisht në edukimin e nxënësve. Sipas tij, mungesa e një zgjidhjeje për hapësirën, tregon mungesë vizioni dhe jo mungesë mundësish.



