Stop -EMISIONI 196 (SEZONI 4) 3 qershor 2019- Lezhë, dhunohet nga i shoqi, por akuzohet për kallzim të rremë.

Viola Dodaj, nga Lezha, tregon, se ka qenë e martuar prej 8 vitesh me Andrea Dodajn, martesë nga e cila kanë ardhur në jetë dy vajza dhe një djalë. Ajo shprehet,se ka qenë viktimë e dhunës,pasi i shoqi nuk punonte e luante bixhoz. Në vitin 2015 ka bërë një denoncim, që e tërhoqi për hir të fëmijëve.Por në tetor 2018, bëri një tjetër denoncim, pas të cilit u pajis me urdhër mbrojtjeje për 12 muaj. Edhe pse me urdhër mbrojtjeje, Viola vijoi të pësonte dhunë sistematike. Situata arriti në pikën, që ajo u akuzua për kallzim të rremë, pasi ish-bashkëshorti figuronte jashtë vendit nga sistemi TIMS.Mjeku, që ka përgatitur raportin provon dhunën, që është ushtruar ndaj Viola Dodajt.Në prorkurorinë e Lezhës, OPGJ Selami Kalaj, thotë, se rasti i saj do të shihet edhe njëherë më gjakftohtësi nga prokurori. E deri atëherë, Viola nuk ka, pse të shqetësohet…?!
Prrenjas, fushatë për vrasjen e qenve/ Domje, sherr masiv mes nxënësve.

Partia Socialiste hapi të shtunën fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.Një ditë më pas, mbrëmjen e të dielës, opozita organizoi protestën e rradhës, ku nuk munguan edhe aktet e dhunës.Qyteti i Prrenjasit është mbushur me qen të ngordhur, që duket të jenë viktima të fushatës së vrasjes së tyre nga zyrtarët lokalë.Disa nxënës në Domje janë përfshirë në një sherr masiv dhe kanë rrahur një bashkëmoshatar të tyre, për arsye të paqarta.
Albtelekom e shkolla “Mrekullia” në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Bamirësia troket tek ty” është nisma e Albtelekom në ndihmë të familjeve në nevojë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Rudina Kurti, përfaqësuese e kësaj kompanie tregon, se po shpërndahen ndihma me rastin e festës së Bajramit. Nxënësit e shkollës “Mrekullia”kanë mbledhur ndihma për njerëz e familje në nevojë.Ata kanë shkuar në fshatin Kus në familjen e zotit Selim Musteqja dhe më pas në familjen e Shkurte Memajt, e cila jeton e vetme me dy nipërit e saj në lagjen e dytë të Bathores. Destinacioni i fundit ishte fshati Zall-Bastar dhe familja e Flamur Lukës.

Të Fundit