Sezoni veror ka nisur dhe në emisionin “Stop” kanë ardhur disa raste aksidentesh fatale, që kanë ndodhur në bregdetin shqiptar me mjetet lundruese.
Kamera e fshehtë tregoi sesi merret një leje lundrimi për 450 euro dhe pa qenë asnje ditë në kurs apo pa iu nënshtruar testimit. Faza e parë ishte takimi i qytetarit me agjentin, i cili i tregoi si funksionon patenta e marrë me para nën dorë.
Agjenti – Si ia kalove, ça bone? Qysh e ke kalu?
Qytetari – Dua 1 patentë skafi, si i bëhet o vëlla se s’ia kam idenë?
Agjenti – Si, si procedohet? Hajde flasim!
Qytetari – Hajde!
Agjenti – T’i sqaroj disa gjëra. Ti merr dosjen, t’i bëjmë te filani! Dosjen është filani që e bën.
Qytetari – Fotografi?
Agjenti – 4 fotografi!
Një kështu… i aftë për punë te mjeku ligjor dhe një fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës.
Qytetari – Kartës identitetit dhe pasaporta. Sa mund të shkoj ajo?
Agjenti – 450 euro është çmimi real edhe i fundit. Me thënë te drejtën, unë jam agjent. Agjent me kuptimin që ndihmoj shokun tim.
Qytetari – Si është procedura tani? Si bëhet konkretisht?
Agjenti – Ti do sjellësh këto dokumentat!
Qytetari – Po!
Agjenti – Në momentin e caktuar, për shembull do të sjellësh këto dokumentet, ti do të takohesh po prapë me atë çunin, se normalisht do takohesh!
Qytetari – Po, mo po!
Agjenti – Dhe ai do të thotë për shembull, ka teori dhe praktikë, i njëjti proces siç është me makinat, po ne bëjmë procesin e detit.
Qytetari – Duhet të vij këtu unë tani prej Tirane?
Agjenti – Po ç’ke?! Mos e vrit mendjen se ato të tjerat i rregullojmë, plotëso këto dokumentet!
Qytetari – Ehë!
Agjenti – Kur të vish atë ditë…
Qytetari – Po provimi?
Agjenti – Sill ato edhe do të njoftojë për më tej ai!
Qytetari – Lekët duhet me ia dhënë të gjitha përnjëherë apo…?
Agjenti – Jo kesh jo, s’ka kesh fare, vetëm kur të mbarosh punë, do të sqarojë më mirë ai çuni.
Qytetari – Për sa ditë del ajo pastaj?
Agjenti – Po neve, këtyre cunave tani me të thënë të drejtën, ia kemi bërë për 7 ditë. Për një javë ta nxjerr.
Qytetari – A nuk ka procedurë kshu… vjen iher edhe…
Agjenti – Jo, jo, jo! Për 1 javë o burrë!
Qytetari – Tashi, pasi merrem me ju unë, ça bëj këtu? Thjesht marr kartonin?
Agjenti – Ç’ke o burrë, do të japim të marrësh kartonin në dorë. Ta marrim ne kartonin, ti i merr top nën dorë dhe mirupafshim!
Qytetari u takua me drejtuesin e shoqërisë “Aca Albania”, Krenar Osmani, i cili bëri pazarin dhe i tha që do t’ia bënte ai të gjitha legjitime, pavarësisht faktit që nuk dinte të lundronte.
Qytetari – Si je? Si kalove?
Krenar Osmani – Mirë! Si ia çove?
Qytetari – Bashkë kemi folur në telefon?
Krenar Osmani – Unë jam Krenari, ngaqë kam shumë edhe ashtu… Ti në çfarë lloji…?
Qytetar – Një patentë kështu… për këtë.. po a ka ndonjë…?
Krenar Osmani – Unë ta thashë dhe çmimin ty atë ditë, më duket!
Qytetari – Ma the, po 450 euro një çik shtrenjtë është me thënë të drejtën.
Krenar Osmani – Më vjen…, nuk kam asnjë lloj hapësire në ajër, të bëjë ndonjë ashtu sepse janë të gjitha, janë bërë me kurs kualifikimi, me trajnim me licencë.., nuk ka më nga ato që jepen përpara. Unë kam qenë që kam dhënë nga ato, që kanë qenë kështu.
Qytetari- Tani, kjo sa pi ujë? Domethënë me ik në ndonjë kështu, ndonjë Kroaci, Itali, a më the, të thash, Greqi a..?
Krenar Osmani – Kjo, kjo, kjo.., kjo pi ujë këtu!
Qytetari – Shqipëri?
Krenar Osmani – Në Shqipëri është…, nuk ka asnjë marrëveshje fare, që të njihen nëpër vende të tjera, por për patentë, unë vetë kam marrë skaf vetë në Mal të Zi me këtë lloj patente.
Qytetari – Kjo, kjo është ajo që ka shteti shqiptar.
Krenar Osmani – Diku, diku, kjo është legjitime, nuk ka…
Qytetari – Kjo është legjitime.
Krenar Osmani- Nuk ka asnjë lloj patente tjetër, është e regjistruar, është me certifikatë trajnimi, është e rregullt dhe për çdo gjë të përgjigjem unë për pjesën e legjitimitetit, tani më tepër tani…
Qytetari – Po, jo mo vëlla se unë s’ia kam idenë, unë erdhaaa..
Krenar Osmani – Përsa i përket aftësive, unë nuk e di, ti ke një mjet të vogël, del, lëviz?
Qytetari – Nuk di t’i jap. Nuk them dot, që jam unë, më jep mua skafin e madh! Ti mua, e kështu e yyyy, po boj unë, po njoh detin e më the, të thashë. Unë sa mundem të bëj. Prandaj të thashë dhe 450 euro shtrenjtë, o burrë!
Krenar Osmani- Ka qenë përpara lësho kartonin edhe ik, dhe tashi po i hetojnë sepse janë lëshuar jashtë të gjitha kritereve. Unë kam diçka për vete, që bëj këtë punë, që lëshoj patentat..
Qytetari – Ke licencën ti?
Krenar Osmani – Po kam licencën.
Qytetari – U, më fal se harrova!
Krenar Osmani – Jam i ligjshëm, nuk jam se po ta lëshoj kështu edhe…
Qytetari – Si e ka emrin shoqëria jote?
Krenar Osmani- “ACA Albania”. Tani, nëse je i interesar, më thuaj Narit, unë të të regjistroj nesër!
Qytetari – Sa ditë mund të shkojë?
Krenar Osmani – Nesër është testimi, të premten unë të jap kartonin te dora, pastaj nëse ti ke nevojë për një provim…
Qytetari – Të premten?
Krenar Osmani – Po të premten, sepse ka një ditë në javë, që ka kështu komisione testimi.
Qytetari – Me thënë të drejtën, unë kam shumë punë dhe sot që kam ardhur në Durrës, kam ardhur gjithë kështu…
Krenar Osmani – Po atë pjesën, unë do ta bëj kështu.., pa qenë prezent.
Qytetari – Unë letrat i bëra se i mora që atë ditë.
Krenar Osmani – M’i jep! Ça ke, m’i jep! S’ke asnjë mundësi të vish, të paktën nesër një gjysëm ore vetëm?
Qytetari – Jo! Po s’e kam marrë se jam në punë o vëlla, më fik derën! Unë sot që kam ardhurm kam ardhur…
Krenar Osmani – Jo nesër, të mërkurën!
Qytetari – Nuk mund të vij asnjë ditë! Një ditë që mund të vij, më thuaj ti të vij, të kryej punë vëlla se do lej nam edhe në këtë rast, se nuk mundem dot!
Krenar Osmani – Mirë, mirë! Do të flasim!
Qytetari – Tani pagesat, gjërat i bëjmë atë ditë, që të gjithë?
Krenar Osmani – Në fund fare vëllai, kur të të jap unë kartonin!
Qytetari – Kartonin, do ma japësh ti kartonin?
Krenar Osmani – Unë do t’i bëj të gjitha!
Ditën e premte qytetari shkoi për të marrë patentën e lundrimit dhe për të bërë pagesën, por Osmani i kërkoi të mos i tregonte gjë njeriu, pasi është një procedurë e parregullt .
Krenar Osmani – Si kalove? Çkemi?
Qytetari – Kjo është letra?
Krenar Osmani – Kjo është certifikata ime, ajo e trajnimit! Kjo është patenta! Je, je iii blinduar…
Qytetari – Ça djali paskam dalë mo?! Po gjithë këtë, duhet ta marr me vete gjithmonë ëëë?
Krenar Osmani – Këtë! Kjo është!
Qytetari – Po kjo?
Krenar Osmani – Certifikata e trajnimit që ke bërë te qendra.
Qytetari – Që kam bërë te kompania.
Krenar Osmani – Te unë.
Qytetari – E marr vesh!
Krenar Osmani – Kjo është patenta, që do ta mbash me vete.
Qytetari – Tashi ku tëëë…, ku të jap? T’i jap këtu në rrugë?
Krenar Osmani – Në rregull në rregull, ne s’jemi, s’kemi bo ndonjë…
Qytetari – As….Numëroji vëlla!
Qytetari – Jo, or, jo! Po unë thashë…
Krenar Osmani – 1, 2, 3, 4, në rregull!
Qytetari – Hajde!
Krenar Osmani – I nderuar! Faleminderit! Tjeta!
Qytetari – Besoj se s’kam asnjë lloj problemi, asnjë gjë me këtë!
Krenar Osmani – Mos i thuaj njeriu që e ke bërë pa qenë prezent, nëse të bie ndonjë mik a ndonjë shok, sepse nuk është e rregullt. Normal, duhet të jesh prezent!
Qytetari – Pse? Sa shkon ajo?
Krenar Osmani – Bëhet testim këtu, po duhet të jetë personi vetë prezent!
Qytetari – Eëëë.., e marr vesh!
Krenar Osmani- Nuk…, janë raste…
Qytetari – E kuptoj, e kuptoj!
Krenar Osmani – Je rast, si të thuash….
Qytetari – E marr vesh, e marr vesh!
Krenar Osmani – I veçantë!
Qytetari – Ee e marr vesh, hajd t’ia kalosh mirë!
Pra mjaftojnë vetëm 450 euro dhe të gjithë mund të pajisen me një patentë lundrimi, pa kryer asnjë kurs e asnjë lloj testimi dhe pa patur asnjë lloj aftësi drejtimi në lundrim…
Telefonata me kryeministrin dhe përgjigja: u enjtsh në by…?!
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kërkuar në gjykatë pagesat për kohën, kur ishte deputete e PD-së dhe bashkë me kolegët e saj, kishte bojkotuar punimet, për shkak të goditjes së Gent Strazimirit.Por “Stop” sjell disa raste nga viti 2009 dhe 2010, kur opozita socialiste bojkotonte kuvendin dhe Topalli shprehej, se nuk i takonin dietat e pagesat.Renaldo ka telefonuar kryeministrin Rama, për t’i komunikuar një shqetësim të popullit, në kuadër të turit të llogaridhënies, por shefi i qeverisë i është përgjigjur vrazhdë, duke kërkuar ta harrojë numrin e tij të telefonit.
Qendra shëndetësore nr 2, mjekja me leje lindjeje, zëvendësuesja pa vulë.
Në qendrën shëndetësore numër 2 prej një jave mjekja e familjes Amarilda Dyrmyshi ka marrë lejen e lindjes dhe është zëvendësuar nga një tjetër.Por Ministria e Shëndetësisë ka harruar ta pajisë me vulë mjeken zëvendësuese, duke lënë kështu qytetarët pa ilacet e rimbursueshme.Mjekja e re thotë, se do ta ketë vulën në 24 maj, por as në këtë datë nuk ishte pajisur me të. Pas presionit të emisionit “Stop” problemi u zgjidh të hënën në 4 qershor.