STOP – EMISIONI 196 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 196 (SEZONI 2)

Durrës-skandali, kalceto në oborrin e shkollës.
Një i ri me ngjyrë sjell nga hekurudhat e Zvicrës, një video-mesazh në shqip, duke iu bashkuar komunitetit “united colors of Stop”. Më pas flasim për një problem në shkollën e mesme sportive “Benardina Qerraxhiu” në Durrës.Këndi sportiv i shkollës po kthehet në një kalceto private.Drejtoresha Alma Oshafi thotë, se bashkia e qytetit i ka kërkuar mendim shkollës për projektin. Por ky propozim nuk është i vlefshëm, pasi mësimi vijon deri në orën 18.00 dhe pranë shkollës, ka edhe konvikt.Edhe në DAR Durrës, mbështesin qëndrimin e shkollës. Nga ana tjetër bashkia thotë, se nuk ka leje për kalceto private dhe për të, do të kërkohet mendimi i shkollës…
 

Korcë, Qendra Komunitare me financim ndërkombëtar, 2 vjet e kycur.
Në vitin 2015 kryeministri Rama inauguroi Qendrën Ndërkulturore Komunitare,me financim prej 140 milionë lekësh nga KE, PNUD dhe Bashkia Korcë.Por menjëherë pas ceremonisë, qendrës iu vu kyci përgjithmonë.Përfaqësues të komunitetit rom thonë, se i bëjnë aktivitetet në lokale me qira.Koordinatorja e Qendrës, Anjeza Duci,nuk ka hyrë kurrë në zyrë dhe tregon, se nuk ka as vend, ku të punojë apo një kompjuter. Ndërsa drejtori, Ilir Zguri,thotë, se ka vendos të mos e hapë qendrën, për të kursyer faturat e ujit e dritave.

Kryeministri Rama është shprehur se hapja e Qendrës Ndërkulturore Komunitare është një shembull rrezatues për qeverinë e tij dhe gjithë të tjerët.

“Ju siguroj se këtë shembull të Korçës do ta shtrijmë edhe në bashkitë e tjera.”

Por kjo qendër pas inaugurimit nuk është hapur më kurrë, ndaj dy kryetarët dhe disa përfaqësues të komunitetit rom e kanë denoncuar këtë fakt emisionit “STOP”.

“Ishte menduar në projekt që të ishin një sërë aktivitetesh për arsimin e fëmijëve, trajnime, aktivitete për të rinjtë, zëri i komunitetit rom, i cili do të ishte në bashki. Do të kishte një koordinator nga komuniteti rom dhe egjiptian, i cili do të përfaqësonte këtë qendër. Por unë kam rreth tre vite që nuk kam parë që kjo qendër të funskionojë në emrin e këtyre komuniteteve. Unë kam pasur një aktivitetet për 8 Prillin, që ka qenë dita botërore e jona. Unë kam ardhur për të bërë provat për të dhënë një koncert, por më ka ndaluar drejtori i kësaj bashkie, i cili quhet Ilir Zguri, më ka thënë që kjo nuk është një qendër për tallava. Ilir Zguri kërkon që gjithmonë kjo qendër të menaxhohet vetëm nga ajo, kur të dojë ajo t’i japë çelësat dhe jo kur të kërkojmë ne.”

Përfaqësuesit e këtij komuniteti shprehen se gjersa kryeministri Rama e ka inauguruar Qendrën Ndërkulturore Komunitare për ta, pse të mos shfrytëzohet prej tyre, por zhvillohen aktivitetet në lokale me qira.

“Kur na mbyllet kjo dera këtu, çfarë dere tjetër të presim të na hapet neve romëve ose egjiptianëve?”

Koordinatorja e Qendrës Ndërkulturore Komunitare, Anjeza Duçi nuk qëndron në qendrën në fjalë, por në godinën e bashkisë së vjetër të Korçës. Ajo shprehet se orari zyrtar i qendrës është 08:00-16:00 dhe për sa i përket mosfunksionimit të kësaj qendre, thotë se ajo si koordinatore bën edhe punë të tjera.

“Unë kam një drejtor mbi kokë, kështu që … çfarë të them unë?”

Kjo ishte përgjigjia e saj përpara kamerave të emisionit “STOP”, por më pas, kur mendon se ato janë fikur, tregon gjithçka.

KoordinatorjaNuk kam as kompjuter, nuk kam as tavolinë… Nuk kam asgjë! Dhe për të bërë një raport përshembull, që më duhet, duhet të shkoj: “Ta përdor një çikë kompjuterin tënd? Ose në shtëpi.

Gazetarja – Ajo (qendra) rri mbyllur dhe ti rri këtu. Kupton? Te kjo godina e vjetër.

KoordinatorjaÇfarë të të them? Unë nuk kam as çelësin e qendrës! Kam menduar të jap edhe dorëheqjen në fakt. Që në Shkurt kam bërë kërkesën.

Gazetarja – Po pse?

Koordinatorja Po sepse nuk po mundesha më. Nuk po rrija te qendra dhe domethënë më dukeshe si kot fare. Dhe ashtu është!

Gazetarja – Po mirë, s;je futur asnjë ditë aty Anjeza?

Koordinatorja Në fillim po, shkoja rrijë sepse kisha çelësin.

Gazetarja – Sa ke? Kur? Në ç’periudhë?

KoordinatorjaQë në Shkurt, vitin e kaluar.

Gazetarja – Sa ke qëndruar aty?

KoordinatorjaMe ditë. Vetëm 2-3 ditët e para, pastaj…

Gazetarja – Pse u mbyll? Kush e mori këtë vendim, për mbylljen e qendrës?

KoordinatorjaPo pastaj, nuk më lanë më çelësin sepse nëqoftëse qëndroja andej paguheshin… shkonin shumë drita, ujë…

Gazetarja e emisionit “STOP” i drejtohet Bashkisë Korçë për të komunikuar me drejtorin e saj, Ilir Zguri, për shqetësimin e komunitetit rom dhe egjiptian.

Gazetarja – Një pjesë e komunitetit rom…

DrejtoriËhë…

Gazetarja – Më janë shprehur që janë të përjashtuar nga kjo qendër. Nuk kanë hapësirat e duhura.

DrejtoriPër të bërë çfarë në qendër? Qendra është një sallë e madhe… E pajisur me të gjitha ambientet për mbledhje dhe aktivitete të mëdha. Nuk ka snjë arsye që një numër i madh dritash, një ngrohje me kondicioner, që në fund të fundit, ka një kosto të kushtueshme të rrijë në funksion të dikujt që pret aty brenda çfarë?

Gazetarja – Para se të vija te ju, e provuam prapë nëqoftëse hapej (dera), por ishte e mbyllur.

DrejtoriSepse çdo qëndrim brenda ka kosto. Shiko, e para, asaj godine nuk i vihet kyçi.

Gazetarja – Fatmirësisht i kemi dhe godinat përballë. Nëqoftëse do të shkojmë tani, qendra është e mbyllur. Duhet të ishte e mbyllur? Është ditë e premte.

DrejtoriÇfarë kuptimi ka që qendra është e mbyllur?

Gazetarja së bashku me drejtorin shkojnë në Qendrën Ndërkulturore Komunitare, e cila çuditërisht ishte e hapur.

Gazetarja – Zyra e koordinatorit…

DrejtoriPër çfarë do të rrijë këtu brenda ky njeri?

Gazetarja – Po, që të lerë takimet, pra për trajnimet…

DrejtoriPo pra, se i takon që kjo derë të rrijë e mbyllur. Për mua, ky s’është as ambienti ku mund të rrish këtu brenda.

Gazetarja – Pse? Çfarë ka?

DrejtoriPo hyr, shikoje! I pa ajrosur, i pa ndriçuar. Si mund të rrijë njeriu aty brenda? Çfarë do bëjë atje? Nuk e konceptoj si një zyrë pritjeje këtu. Unë e konceptoj si një ambient aktivitetesh.

Gazetarja – Mirë, realisht duhet të ishte. Përderisa unë këtu shoh cilësimin sepse ne erdhëm papritur, kupton? Këtu shoh cilësimin.

Qendra Ndërkulturore Komunitare është e ndërtuar dhe pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë një qendër të standardeve evropiane, por qëndron e mbyllur dhe nuk shfrytëzohet nga komuniteti rom dhe egjiptian, për të cilët është krijuar.

Semaforët, që ngatërrojnë trafikun, sërish akt solidariteti në “Stop”.
Nisma e emisionit “Stop” për të dhuruar karroca invaliditeti për njerëz me pamundësi fizike, është ndalur në Korcë.Një e tillë i shkoi nxënëses së klasës së parë Arsialba Tako në shkollën “Demokracia”.Babai i saj Albani dhe mësuesja, Voltisa Qiriqi, falenderojnë “Stop” dhe fondacionin “Fëmijët shqiptarë”.Më pas intervistat me humor të Renaldos, këtë herë mbi funksionimin e semaforëve në kryeqytet.Pranë farmacisë 10 dhe në rrugën “Don Bosko”, semaforët japin të drejtë kalimi në dy drejtime të ndryshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *