Rruga e Arbrit, premtimi i Ramës cdo katër vjet…?!
Pas transmetit të djeshëm në “Stop” të një video montazhi “Enver Hoxha e mprehu shpatën”, një djalë i huaj, sjell me video përpjekjen e tij ambicioze, për të kënduar këtë këngë “heroike”. Ministrja e re e financave, nga nguti për të anuluar lejet vjetore të stafit, deri në zgjedhje, u është drejtuar në shkresë, punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë.Kryeministri Rama ishte dje në Dibër, për të kërkuar votën për zgjedhjet e 25 qershorit. Premtimi më i fortë, ishte ndërtimi i Rrugës së Arbrit, projekt me të cilin, Rama kërkoi votën edhe 4 vjet më parë…Duke folur për turin nëpër Shqipëri, Rama tha, se njeh cdo rrugë, për shkak të shpërndarjes së valëve telefonike.
“Stop” zbardh vrasjen e vitit 2012 në Vlocisht të Korcës.
Në tetor 2012 në Vlocisht të Korcës, u vra në lokalin e tij shtetasi Hetem Hena. Djali i tij Erion Hena, denoncon në “Stop” mungesën e hetimit dhe lënien të lirë të autorit të vrasjes, Edison Kodralli. Prokurori i cështjes Hysen Kulla, pasi e kish futur në burg Kodralliun, e liroi me “detyrim paraqitjeje” pas 3 muajsh. Vec anëve të errëta të hetimit të kësaj ceshtjeje, “Stop” sjell dëshmi ekskluzive audio të banorëve të fshatit, që kanë parë vrasësin e liruar nga drejtësia, natën e krimit.
Domje, segmenti pa sinjalistikë, që rrezikon jetë.
Një ditë më parë, “Stop” transmetoi kamerën e fshehtë, ku laboranti i neurologjisë F.K. merrte 150 mijë lekë nën dorë, për të bërë një rezonancë pa rradhë. Sot SQUT ka pezulluar punonjësin në fjalë, ndërsa prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Në Domje, segmenti rrugor pranë hekurudhës është lënë në harresë, duke u shndërruar edhe në rrezik për banorët e drejtuesit e autmjeteve.Në bashkinë e Vorës, drejtori i Urbanistikës Luan Beta, thotë, se do të nisë puna për sinjalistikën.Të njejtin premtim jep edhe Sotiraq Pano,zëvendësdrejtori i hekurudhave. Por deri atëherë, fati qoftë me kalimtarët e drejtuesit e makinave…?!
Pershendetje TV Klan, emisjon Stop,Sajmir dhe Gentjan, ju falenderoj per trasparencen dhe ndihmen qe ju jepni njerzve ne nevoje.Vetem kshtu kjo drejtesi dhe institucjone te tjera vihen ne levizje dhe ne gjejme drejtesi ne hallet tona. Me respekt Erjon Hena.