Jemi në fshatin Paftal, 16 km larg Beratit, për problemin e zonjës Firuze Kosova. Ajo tregon me lot në sy arrestimin e bashkëshortit Gëzim Kosova, 63 vjec, me akuzën e përndjekjes dhe ngacmimeve seksuale ndaj infermieres së fshatit, Qamurane Kosova. Dëshmitarë për këto ngacmime, kanë dalë kryeplaku i fshatit dhe mjekja e Qendrës Shëndetsore. Gjykata e shkallës së parë Berat, e ka dënuar Gëzimin me 3 vite heqje lirie, që bëhet 2 vjet me gjykim të shkurtuar.
Ne e takuam infermieren Qamurane Kosova, e cila thotë, se nuk ka patur dëshmitarë dhe ngacmimet e bashkëfshatarit të saj, kanë qene veshja e bukur dhe këngët e dashurisë.Mjekja e fshatit mohoi në mënyrë kategorike, të ketë thënë ato, që janë shkruar në dëshminë e saj, nën presionin e OPGJ Ledion Ferzaj.Po kështu dëshmitari tjetër, kryeplaku i fshatit,tha, se ka probleme toke me të dënuarin, por jo ngacmime seksuale.
Kryeministri Rama është ndalur në Korcë, gjatë turit të falenderimeve pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Një vajzë e re, pjesëmarrëse në takim, thirri, duke u shprehur, se e dashuron Ramën.Në ndalesën në Elbasan, Rama bëri ironi me kandidatin demokrat Luciano Boci, të cilin e krahasoi me Kocin e Ollgës te filmi “Zonja nga qyteti”.Ish kreu demokrat Lulzim Basha u takua me të rinj në Durrës, njëri prej të cilëve e quajti Bashën, besprerë.
Në datën 17 maj 2023 trajtuam problematikën e një qytetari, lidhur me një faqe punësimi në rrjetin social facebook.Qytetari kishte parë në Facebook një faqe, që premtonte pajisjen me dokumenta pune polake. Filloi të komunikonte me të dhe iu tha, se procedura kryhej brenda 3 muajve dhe pagesa ishte 4500 euro, ku 3500 jepeshin në fillim dhe 1500 euro, pasi të realizohej pajisja me dokumenta.Faqja në fjalë “Eni Eu”, nuk realizoi asnjë kusht të kontratës.Por qytetari paratë nuk i mori kurrë, pasi data e dorëzimit vetëm shtyhej. Përmes gazetares së emisionit “Stop”, agjensia ktheu një pjesë të parave, 1900 euro dhe pjesën premtoi ta kthente në 20 maj.E në fakt, pas kësaj date, qytetari tregoi, se mori dhe pjesën tjetër prej 1600 eurosh.