Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale për vrojtues plazhi në Durrës dhe Sarandë, duke i bërë publicitet këtij trajnimi. Në një bisedë telefonike me përfaqësuesin e “Lifeguard Albania” në Durrës, mësuam se mund ta merrnim licensën para trajnimit për t’u rregjistruar si vrojtues plazhi, pasi afati i fundit ishte data 1 maj 2022. Pas bisedës në telefon, shkuam në Durrës ku morëm edhe certifikatën. Ndërsa, pasi futëm në xhep certifikatën, ditën tjetër bëmë edhe pagesën prej 325 mijë lekësh të vjetra. Në bisedë e sipër, përfaqësuesi i Lifeguard Albania, Johan Ceka, na tregon, se ky tolerim i bërë është i paligjshëm. Tek shoqata tjetër,-thotë, ai, për të marrë një certifikatë të tillë, “të torturojnë”.
Pak ditë më parë transmetuam pa mje nga kurora e pishave në qytetin e Krujës. Ajo që duhet të ishte mushkëria e qytetit, është shndërruar në male me plehra. Pas sensibilizimit tonë, bashkia e Fushë-Krujës ndërpreu hedhjen e mbetjeve në këtë pasuri natyrore. Por bashkia e Krujës vazjdon të shkaktojë masakër mjedisore. Banorë të ndryshëm kanë sjellë pamjet dhe shqetësimin e tyre në redaksiën e “Stop”.
Me përfaqësuesin e Lifeguard Albania, zotin Johan Ceka, ramë dakord, që të zhvillojmë 1 ditë trajnim dhe më pas të paraqitemi ditën e testit, pasi testi sipas tij ishte “vari leshtë”. Trajnimi zhvillohej në Golem në plazh dhe zgjati rreth 2 orë.Për të kuotuar vlerën e asaj që kishim bërë, u interesuam në Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe aftësive, ku punonjësja e këtij institucioni na sqaron, se subjektit në fjalë i është revokuar licensa në 19 .03. 2021. Punonjësja na sqaron, se ky subjekt nuk mund të ushtrojë kurse profesionale, duke vënë në dukje, se në Certifikatën e trajnimit, subjekti nuk ka vendosur Niptin dhe numrin e Licensës.