STOP-EMISIONI 193(Sezoni 6) 2 Qershor 2021-Mborje/88 vjecarja i le shtepine per perkujdesje, kujdestarja i merr banesen. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 193(Sezoni 6) 2 Qershor 2021-Mborje/88 vjecarja i le shtepine per perkujdesje, kujdestarja i merr banesen.

Ndodhemi në fshatin Mbroje të qytetit të Korcës për rastin e zonjës Nasta Tore. 88 vjecarja ka hartuar një kontratë me një banore të zonës, ku deklarohej, se i linte shtëpinë pas vdekjes, në këmbim të kujdesit, sa të jetë gjallë.Por e motra e Nastës, Donika, tregon, se kur Kozeta Kala u fut në shtëpi si kujdestare bashkë me fëmijët e saj, nuk e trajtuan mirë të moshuarën, duke e lënë pa kujdes e pa ushqim, derisa Nasta u detyrua të largohej nga shtëpia.Ajo donte, që të zgjidhte kontratën, por kujdestarja nuk pranoi.Në këto kushte iu drejtua gjykatës me gjyqtare Ariola Kristo, për të zgjidhur kontratën. Gjyqtarja, jo vetëm që e rrëzoi kërkesë-padinë, por nuk ka zbardhur as vendimin prej më shumë se një muaji, kur duhet ta bënte brenda 20 ditësh.

Dje ishte 1 qershori dhe Klintoni ka dalë në rrugët e Tiranës, për të pyetur fëmijët, sesi festuan dhe cfarë dhuratash morën.Dje transmetuam rastin e qytetarit Pal Përgjegaj, i cili qëndron në burg me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, në vend të një personi tjetër, me gjeneralitete të njejta.Sot gjykata e la sërish në qeli zotin Përgjegaj, pasi u shpreh, se mund të shqyrtonte vetëm revokimin e masës së sigurisë.Disa javë më parë transmetuam rastin e marrjes së tamponit për covid 19, në emër të laboratorit Intermedica, për qëllime udhëtimi. Policia sekuestroi pamjet filmike, ndërsa vetë Intermedica deklaroi, se ishte falsifikuar dokumenti në fjalë.

Jemi drejtuar në zyrën e noterit Bledar Zake, për ta pyetur rreth kontratës së të moshuarës Nasta Tore me zonjën Kozeta Kala.Noteri thotë, se gjykata duhet ta kishte zgjidhur automatikisht kontratën, por varet si është bërë kërkesë padia nga avokati.Gazetarja e “Stop” kontaktoi edhe me zonjën Kala, e cila shprehet, se nuk ka ndërmend ta zgjidhë me marrëveshje kontratën, pasi shtëpia iu dhurua dhe ajo pretendon, se është kujdesur për të moshuarën, sic e kishte marrë përsipër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *