STOP-EMISIONI 193(Sezoni 11) 2 Qershor 2026-1500 euro per nje certifikate, pas shume refuzimesh, paratë zgjidhin ngercin

Një qytetar nga Përmeti denoncon, se prej vitesh nuk ka mundur të pajiset me certifikatën e pronësisë për objektin e tij, pavarësisht disa aplikimeve pranë institucioneve përgjegjëse. Sipas tij, të gjitha kërkesat janë refuzuar, ndërsa pretendon, se i vëllai ka arritur ta sigurojë dokumentin, pasi ka paguar 1500 euro.Në bisedat e regjistruara, përmendet shuma prej 1500 eurosh, si kusht për zgjidhjen e problemit, ndërsa në komunikime të tjera flitet për pritjen e dokumenteve dhe për procedurat, që po ndiqeshin. Denoncuesi shprehet i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar, me qëllim, që të marrë certifikatën e pronësisë, duke lënë të kuptohet, se pa pagesë procesi, nuk po realizohej.Ai takoi personin e duhur, Enea Kushe, përgjegjës i sektorit juridik në bashkinë Përmet, që më parë kishte qenë ish-përgjegjës i Ashk Përmet. Ky i fundit pasi mori 1500 euro, në pak ditë arriti të nxirrtë certifikatën e pronësisë.

Në rezidencën “Erli” në Tiranë, administratori ka lyer me graso disa zona të përbashkëta, që të pengojë fëmijët të luajnë aty. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim tek banorët, pasi sipas tyre, administratori ka detyrimin të mirëmbajë dhe të sigurojë përdorimin e përshtatshëm të ambienteve të përbashkëta, jo të pengojë fëmijët.

Në 18 maj transmetuam denoncimin e zonjës Ferdane Muça e cila së bashku me bashkëshortin, prej 15 vitesh janë në konflikt me ish-nusen e djalit dhe ish-krushkun për një banesë në Tiranë, që e kanë blerë dhe rindërtuar përpara martesës së djalit në vitin 2004. Pas divorcit në vitin 2008, ish-nusja kyçi dhomën, ku jetonte me djalin, dhe u largua në Suedi me një tjetër burrë. Por ajo vijon të kërkojë në gjykatë pjesën e shtëpisë.Çifti i të moshuarve nuk kanë guxuar ta hapin dhomën nga frika e kërcënimeve të ish-krushkut. Ndërkohë, ky i fundit ka lënë edhe një pajisje akulloresh në oborr, e cila, ka bllokuar kanalet e ujit dhe ka shkaktuar përmbytje në banesë.Avokatja Eda Grimci tha, se familja Muça ka certifikatë pronësie të vitit 2011 dhe se çështja gjyqësore lidhet vetëm me kërkesën e ish-nuses, për t’u njohur bashkëpronare. Me iniciativën tonë dhe meqë nuk kishte urdhër bllokimi, dhoma u hap pas 15 vitesh. Pas këtij akti, ish-krushku bëri kallzim në komisariatin nr. 3, por kallezimi nuk u legjitimua, pasi nuk kishte dokumenta. Në komisariat zotërisë iu komunikua, që të heqë pajisjen, por ai nuk e bëri, ndaj zonja mori disa punëtorë dhe e nxorri pajisjen jashtë shtëpisë.

Të Fundit