STOP – EMISIONI 193 (SEZONI 2)

Lulzim Basha e mprehu shpatën, Rama e Meta në dasma elektorale.
Kreu i PD-së Lulzim Basha hartoi dhe dorëzoi më në fund listat e kandidatëve për deputetë, ku ra në sy mungesa e figurave kryesore si Jozefina Topalli, Arben Imami apo Astrit Patozi.”Stop” sjell këtë situatë me humor. Në të njejtën kohë, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë pjesë në dasma e festa private, në emër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kamera e fshehtë, sa kushton rezonanca e shtetit me Pazar privat?!
Edhe pse flitet cdo ditë për “rilindjen e shëndetësisë”, ajo që ndodh në realitet është e kundërta. Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë, duke kërkuar të bëjë rezonancë magnetike. Nëse ndjek planifikimin, rezonancën duhet ta bëjë në një kohë të dytë. Por nëse ndjek rrugën e “parave nën dorë”, cdo gjë zgjidhet brenda ditës.Nga mjeku e deri tek roja i objektit, hyjnë në pazarin e parave. Mjeku imazherist nuk pranon ta bëjë me 100 mijë lekë të vjetra e në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës, pasi me para zgjidh cdo situatë në “shëndetësinë e rilindur”.

Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.

Qytetari – Te rezonanca, këtu.

RojaTe kush rezonancë? Çfarë do bësh?

Qytetari – Do diskutoj me atë për punën e datës.

RojaDo ikësh atje te konsultat që të caktosh datën.

QytetariE kam caktuar.

Qytetari pyet një mjek rreth datës së përcaktuar për kryerjen e rezonancës.

Qytetari – Mund të bëj një pyetje?

MjekuPo!  Te neurologjia, këtej mbrapa.

Qytetari Atje ishte data në qershor.

Mjeku – Është pa lekë, më kupton? Eshtë me zero lekë.

Roja dëgjon bisedën dhe i ofron një mundësi qytetarit.

RojaPse? Nuk e pe fare datën?

Qytetari –  Në qershor.

RojaPo fole një herë, po ashtu se… këta ta bëjnë për 200 mijë lekë.

Po ashtu dhe për 150 mijë lekë ta bëjnë. Po ju them unë që e kam mikun tim. Po flas unë.

Qytetari – Ik e fol, pra!

Roja shkon të bisedojë më doktorin dhe të hyjë “mik” për qytetarin, i cili e takon më pas.

Qytetari – Si kaluat?

Mjeku – Ti je kushëriri i atij?

Qytetari – Po!

MjekuDo presësh një çikë!

Qytetari – Po, s’ka problem, pres këtu jashtë.

Mjeku – Sa të plotësoj ca gjëra kështu, në rregull?

Qytetari – Ok! E mora në telefon dhe do vinte, sot apo nesër, kur do e bëjmë?

Mjeku Po sot është më lirë se nesër kam hall mos do jetë më rrëmujë, hajde kur të duash. Sot ishte më lirë, kupton? E ke larg ti?

Qytetari –  Mbase, një minutë- dy minuta.

Mjeku Mirë, prit!

Qytetari – Hajde pak! Sa kushton ajo?

DoktoriA fole me atë?

Qytetari – Po ç’lidhje ka? Ne me 100 mijë lekë, se ajo  ka rezonancën e pestë apo të gjashtë dhe i kemi bërë gjithmonë.

Mjeku – Tani me shku aty te arka, ikën e paguan 20 mijë lekë (të reja), aq është.

Qytetari – Ta lëmë 100-dëshe?

Mjeku – S’bëhet.

Pasi qytetari bëri “pazar” me mjekun, rikthehet te roja.

Roja  – Çfarë tha? Nuk ta bëj?

Qytetari – 150.

RojaPo të thashë që i bëjnë me 200 të gjithë.

Qytetari – T’ja jap lekët tani?

RojaPo kush? Ti për veten tënde e ke?

Qytetari – Po jo, do vijë ajo tani.

RojaPo jepja! Jepja!

Qytetari – Unë i thashë se i kemi bërë gjithmonë me 100 mijë lekë, kupton? 100 mijë lekë.

RojaKëtu, si rezonancë eshtë rezonancë e mirë dhe ai shefi  dhe të gjithë që i bëjnë këtu vijnë i sjellin.

Roja shkon sërish te doktori, i cili ishte mërzitur për bisedën që pati me qytetarin.

Qytetari – Po vjen?

RojaIshte mërzit ai, më mërziti ai tha, ti më the kështu, ai më tha kështu…

Qytetari – Po, mirë!

RojaTi i kishe thënë, ai ishte bërë tym, ai tha…

Qytetari – Do vinte?

RojaTani sillmi mua.

Qytetari – Po, hajde!  Tani, dëgjomë mua se unë kam 50 euro dhe 85 mijë lekë se s’kisha lekë shqiptarë me vete. Ka problem? Njësoj është.

RojaJa, t’i them unë. 80 mijë lekë shqiptare?

Qytetari – 85 mijë lekë dhe 50 euro. Aq kisha në xhep, s’kam më. S’kam më, prandaj i thashë.

RojaKu e ke të sëmurin?

Qytetari – Duke ardhur, duke parkuar ishin.

Qytetarja shkon të bëjë rezonancën magnetike

Qytetari – Lekët t’i lashë te roja.

Mjeku – Mirë mo, po nuk është problemi te lekët, problem është ta bëjë. Ajo është gjëja e fundit, por e bën dot, s’e bën dot?

Qytetari – Po, e bën.

Infermierja – Ka frikë.

Mjeku Të kemi fut pa rradhë, e para. E dyta, ka 20 veta aty dhe e treta s’ka absolutisht asnjë lloj gjëje.

Infermierja – Ja, të lemë djalin këtu.

Marrja e përgjigjes së rezonancës magnetike

Qytetarja – Mirë, dua të marr një përgjigje rezonance.

Punonjësi Kur e ke bërë?

Qytetarja – Para tre – katër ditësh. Faleminderit!

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi me zë dhe figurë se si bëhen pazaret mes rojes së objektit dhe mjekëve në Shërbimin Universitar të Neurokirurgjisë për të hyrë pa rradhë përkryerjen e rezonancës magnetike. Pra, nëse ndjek rrugën e korrupsionit çdo gjë në “shëndetësinë e rilindjes” zgjidhet brenda ditës!

Spitali i Korcës pa ashensor, zgjidhje për 3 vjecarin e intubuar.
Spitali Rajonal i Korcës e ka ashensorin jashtë funksionit. Të sëmurë, të moshuar e invalidë detyrohen të përdorin shkallët.Pas këmbënguljes së “Stop”, përgjegjësi teknik,Edmond Përmacka thotë, se brenda një jave ashensori do të rregullohet, për të qenë gati në 1 qershor.Apelit të Joana Abazajt, nënës së 3 vjecarit të sëmurë, që kishte nevojë për aparat oksigjeni, iu përgjigjën shumë qytetarë e kompani. Firma “Edshop” siguroi aparatin e oksigjenit, ndërsa qytetarët mbështetën financiarisht Joanën, për rastin e të birit.

Të Fundit