STOP-EMISIONI 192(Sezoni 8) 29 Maj 2023-“Me thuaj…të qi**a robt”, noterja e vellezerit i vjedhin pronen me falsifikim.

Nikos Medolli denoncon në “Stop”, se për 2 milionë lekë të vjetra, ai është ndarë nga familja e tij, 2 vëllezërit,motra dhe nëna.Në vitin 2005, kur Nikos ishte në Greqi, vëllezërit i falsifikojnë firmën dhe përvetsojnë pronën, e cila ka sjellë të ardhura nga projekti TAP. Si provë Nikos tregon dokumentin e sistemit Tims, që tregon, se ai ka dalë nga Shqipëria në vitin 2005 dhe është kthyer në 2010-ën.Në 2018-ën, Nikos Medolli, mësoi, se toka e trashëguar nga babai i tij, ishte marrë nga vëllezërit.Kontrata e kësaj prone u bë në 2005-ën në zyrën e noteres Alketa Mulla, e cila e kaloi pjesën e Nikos, pa firmosur ai. Në vitin 2018 Nikos bëri denoncim dhe cështja shkoi Prokurorinë e Korcës. Prokurori Genti Stoja konstatoi falsifikimin e firmës, por meqë kishin kaluar shumë vite, ai nuk e procedoi noteren. Prokurori Stoja duke e favorizuar këtë të fundit, nuk urdhëroi asgjësimin e kontratës, por e la cështjen të pazgjidhur.Në këtë pikë Nikos Medolli, u detyrua të hapë proces civil, duke kërkuar nga Gjykata e Korcës, pavlershmëri të kontratës së vitit 2005 . Gjyqtarja Eglantina Mikani po e zvarrit këtë cështje që nag viti 2019, duke mos dalë me vendim për pavlefshmërinë e kontratës.Noterja Alketa Mulla në një regjistrim, pranon faktin, se kjo kontratë është e pasaktë.Nikos thotë, se djali i tij 20 vjecar vuan nga prapambetja mendore dhe në emër të kurimit të djalit, i ka hyrë kësaj lufte për të drejtën e tij.

Kryeministri Rama ishte në Gjirokastër në fundjavë, gjatë turit të tij të falenderimit pas zgjedhjeve lokale. Ndërsa ndeshej me një grup turistik, Rama u pyet, nëse ishte kryeministri, dhe Rama tha, se nuk ishte atraksion turistik. Ky moment shkaktoi shumë humor mes turistëve dhe grupit, që shoqëronte Ramën.

Prej dy vitesh transmetojmë një ankesë nga qytetari Leonard Nuka. Në vitin 2017 në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, kishin ndodhur dy aksidente e ishin dëmtuar dy automjete. Për këto aksidente akuzohej Leonard Nuka, i cili thotë, se nuk ka as makinë e as patentë, por i kërkojnë të paguajë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Leonardi ynë është nga Berati dhe ka marrë thirrje për gjyq nga kompania Eurosig.Pasi e futëm në rrugën e zgjidhjes problemin, Leonardi na njofton, se sërish e kanë thirrur në gjyq. Ne u drejtuam edhe një herë në kompaninë Eurosig, ku na shpjeguan, se janë ndërruar gjyqtarët për shkak të vettingut, ndaj zoti Nuka duhet të paraqitej edhe në seancën e tetorit 2022, për të pushuar cështjen.Tani në verën e 2023-shit, Leonard Nuka vazhdon të njoftohet nga Gjykata e Shkallës së parë për zhvillimin e seancave gjyqësore.Eurosig na vendosi në dispozicion dy kërkesa drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë të juridiksionit të Përgjithshëm, saktësisht gjyqtarit Arben Kostandini dhe Blerina Muca, për korrigjimin e të dhënave të personit, i cili ka shkaktuar aksidentin.Ne i drejtuam një shkresë gjyqtares Esmeralda Xhili, duke shpresuar, që kjo të jetë hera e fundit, që qytetari thirret për zhvillimin e seancës gjyqësore.

Të Fundit