STOP-EMISIONI 192 (Sezoni 6) 1 Qershor 2021-Skandali/ Prokurori e gjykate fusin gabimisht ne burg shtetasin, pa verifikim. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 192 (Sezoni 6) 1 Qershor 2021-Skandali/ Prokurori e gjykate fusin gabimisht ne burg shtetasin, pa verifikim.

Leandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj, tregon se i ati është ndaluar në Rinas më 15 maj 2021 në zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, që përmbante arrest me burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri shprehet, se babai i tij nuk e ka patur kurrë.Pali ka mbi 10 ditë në qeli, deri në 2 qershor, kur është seanca e rradhës.Në numrin e telefonit në fjalë, ne telefonuam dhe na u përgjigj një tjetër person, i quajtur Pal Përgjegaj, por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.Hetimin e ka bërë prokurorja Rita Gjati, ndërsa tani e ka Edmond Karriqi.

Sot është 1 qershori,dita e fëmijëve. Në fundjavë përfundoi “Kënga Magjike” dhe ne si “Sop” ishim cdo mbrëmje pas kuintave të këtij festivali, për të përcjellë emocionet e pjesëmarrësve. Klintoni ka bërë batuta me këngëtarë e protagonistë të “Kënga magjike 2021”.

Për rastin e të arrestuarit Pal Përgjegaj, nëse prkuroria do ta bënte punën tamam, më së paku do të duhet të verifikonte numrin e telefonit në përgjim. Në këtë mënyrë, nuk do të mbahej kot në burg një person i pafajshëm. Nga ana tjetër, nëse gjyqtari i parë, Florin Demollari, do të kërkonte verifikim të të dhënave, nuk do ligjëronte kërkesën për arrest me burg, të bërë nga prokuroria për këtë shtetas. Dhe gabimi kalohet edhe nga 3 relatorët, Aulon Pasha, Enkeleda Dalipi dhe Ilir Përdeda, të cilët kanë lënë pas hekurave këtë shtetas të pafajshëm.Ne u konsultuam me avokatin Arben Llangozi, i cili shpjegoi të gjithë zinxhirin e neglizhencës, që nga hetimi i prokurorisë e deri te vendimi i gjykatës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *