Pezullohet polici, që dhunoi “Stop”, reagim në bllok nga shoqatat e mediave.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi pamjet e dhunës fizike, që polici i Institutit të Fizikës Bërthamore, ushtroi ndaj grupit të xhirimit në detyrë. Mbrëmjen e së enjtes efektivi P. N. u pezullua nga detyra dhe ndaj tij, nisi procedimi disiplinor për shkelje të rëndë.Gazetarja dhe operatori i emisionit bënë sot zyrtarisht kallzim në drejtorinë e policisë, në mënyrë që dhunuesi me uniformë i medias, të përballet me drejtësinë. Në të njëjtën kohë, të gjitha shoqatat e mediave në vend,Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë dhe Shoqata e Mediave Elektronike kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar, që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
Emisioni “STOP” ritransmeton pamjet e mbrëmshme të dhunës fizike ndaj gazetares investigative Rudina, nga punonjësi i policisë me inicialet P.N., në ambientet e Institutit të Fizikës Bërthamore.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas transmetimit të këtyre pamjeve, mbrëmjen e djeshme ka urdhëruar pezullimin e efektivit të policisë në Komisariatin Numër 4. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka urdhëruar që Drejtoria e Standardeve Profesionale të fillojë menjëherë procedimin disiplinor ndaj punonjësit të policisë për shkelje të rëndë.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka bërë një deklaratë solidarizimi, ku thuhet se kjo shoqatë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj ekipit të emisionit investigativ “STOP” në Televizionin Klan nga një efektiv policie.
“Sjellja e dhunshme dhe dhuna fizike ishin një akt flagrant i një sjellje jo njerëzore, e ilustruar me pamje, i një punonjësi me uniformë policie ndaj gazetarëve, që po bënin detyrën për emisionin investigativ, e që kishin të gjitha shenjat identifikuese të profesionit të tyre. Duke dënuar këtë akt, Shoqata e Gazetarëve Profesiontë të Shqipërisë nxit autoritetet të reagojnë me forcën e ligjit ndaj kësaj sjellje të papranueshme ndaj gazetarëve, si një sinjal i qartë se liria e medias për të përmbushur detyrën e saj është një e drejtë e paprekshme”.
Gjithashtu ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nëpërmjet një statusi në Facebook-un e tyre, duke thënë se e konsiderojnë të papranueshme dhunën e ushtruar mbi gazetaren e emisionit investigativ “STOP”, nga një punonjës i Policisë së Shtetit, në mjedisin hyrës të Institutit të Fizikës Bërthamore.
“Sjellja e punonjësit të Policisë, komunikimi dhe gjithë sekuenca e dialogut me reporteren flasin qartë për një demonstrim dhune dhe pengimi në misionin për komunikim me përfaqësuesit e institucionit. UGSH shpreh solideratitetin me kolegen këmbëngulëse dhe kërkon nga autoritetet e larta të Policisë së Shtetit që përfaqësuesve të tillë me uniformë t’u tregojnë vendin, duke i njohur me detyrimin ligjor dhe atë etik. Ky rast nxjerr në pah edhe realitetin e pamundësisë për informim të lirë pranë institucioneve publike në vend. UGSH konfirmon mbështetjen dhe solidaritetin me kolegen e emisionit “STOP”.
Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë konfirmon të njëjtën mbështetje ndaj grupit të xhirimit të emisionit “STOP”, që u dhunua teksa kryente detyrën dhe u kërkon zyrtarëve të ndërhyjnë me vendosmëri ndaj këtij akti të shëmtuar. Vënien para përgjegjësisë dhe moscënimin e gazetarëve në detyrë e ka shprehur edhe Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, duke kërkuar që të tilla akte të mos përsëriten.
Gazetarja e emisionit “STOP” rikthehet në Insitucionin e Fizikës Bërthamore ku u dhunua, për të vënë në dukje faktin se mungon sinjalistika për ndalimin e hyrjes ose ndalimin e filmimit në këtë institucion dhe shfaq mënyrën se si kanë hyrë në këto ambiente.
Gazetarja dhe operatori denoncuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës punonjësin e policisë, i cili ushtroi dhunë fizike dhe verbale ndaj grupit të xhirimit të emisionit “STOP”, kur ishin duke kryer punën e tyre. Kjo çështje tashmë do të shkojë në Prokurori.
Fushë-Krujë, katër vjet sorollatje për murin e paligjsjëm, Stop e zgjidh në katër ditë.
Shpendi Miri nga Fushë-Kruja denoncon në “Stop” , se në pronën e tij, që e disponon me të gjitha dokumentat, ka ngritur një mur një tjetër qytetar, Enver Kaloshi.Pas shumë sorollatjesh, nënkryetari i bashkisë Gjon Bardhi i thotë, se cdo gjë është në rregull, por duhet biseduar me kryetarin Artur Bushi.Kryeinspektori i IMT-së Saimir Shuli, shpjegon, se problemi është i mbartur prej 20 vjetësh,por struktura e tij është shumë e vogël, për të përballuar volumin e punës.Pas këmbënguljes së “Stop” vërdallisja 4 vjecare e Shpendi Mirit merr fund në katër ditë…?!
Solidaritet për familjen Verdha në Spille,/në burg apo i lirë?!
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi historinë e dhimbshme të familjes Verdha në Spille të Kavajës. Djali i shtëpisë ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë dy jetimë pa mundësi financiare.Shumë qytetarë kanë ndihmuar familjen Verdha, përmes emisionit “Stop”, duke bërë mirënjohës kryefamiljarin Vnagjel Verdha.Më pas intervistat plot humor të Renaldos me pyetjen “më mira në burg apo në liri”, duke marrë shkas nga fakti, se kostoja e një të burgosuri, është me madhe, se paga mesatare apo ndihma ekonomike.