STOP-EMISIONI 190(Sezoni 11) 29 Maj 2026-Mashtrimi i “badigardit” të këngëtarit, i merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë

Në Rrile, afër Lezhës, një 20-vjeçar i sëmurë me distrofi muskulore përjetoi një zhgënjim të madh në ditëlindjen e tij të 20-vjetorit. Familja, duke dashur ta surprizonte me një festë të madhe dhe me këngëtarin e tij të preferuar, i besoi një të riu, Rei Guri, i cili pretendonte, se ishte “badigardi” i këngëtarit.Babai i 20-vjeçarit tregon, se i dha 2.500 euro direkt në dorë, për prezencën e këngëtarit. Festa u zhvillua, por këngëtari nuk u paraqit. Telefonatat me Rei Gurin rezultuan të kota. Familja zbuloi, se ishte një mashtrim i qartë.Me ndihmën e gazetares së “Stop”, babai i 20-vjeçarit lidhet me Rei Gurin, i cili fillimisht premton kthimin e parave, por nuk e bën. Më pas ndërhyn gazetarja dhe i kërkon, që të sjellë paratë brenda një ore. Në këto kushte, Rei Guri, i shoqëruar nga babai i tij, polic, sjell paratë në shtëpinë e familjes së mashtruar dhe kërkon ndjesë.Brenda vetëm një ore, familja merr 2.5 milionët lekë, që i prisnin prej një viti.

Një video ka bërë xhiron e rrjetit. Një grua e re ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të bërë canta, duke duke përdorur letër higjenike. Ajo shfaqet duke mbajtur letrën në dorë, e dukë bërë disa versione cantash me këtë produkt të pazakontë.

Në Tiranë, Selim Vrapi dhe gjashtë trashëgimtarë të tjerë presin prej vitesh të marrin kompensimin financiar për një pronë të familjes së tyre në zonën “Jordan Misja”. Fondi total, i miratuar prej ATP-së, ishte 91 milionë lekë, që do të ndahej në shtatë pjesë të barabarta. Selimi thotë, se që në vitin 2020 ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara, por deri më sot nuk ka parë asnjë pagesë.Në vitin 2025, ATP-ja i kërkoi të aplikojë përmes platformës E-Albania, por ai nuk kuptonte se çfarë kërkohej më tej. Sipas përgjigjes së ATP-së, vonesat lidhen me faktin, se dikush tjetër ka pretendime për të njëjtën pronë, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë.

Të Fundit