Stop-EMISIONI 189 (SEZONI 5) 21 Maj 2020-Tirane/S’paguan qirane e prillit, qiradhenesi mban peng sendet e studenteve!

4 studente tregojnë, se kishin marrë një banesë me qira në Tiranë deri në qershor të 2020-ës te shtetasja Dafina Bregu. Për shkak të pandemisë dhe izolimit nuk paguan dot muajin prill, duke marrë shkas edhe nga deklarata e kryeministrit Rama. Por zonja e shtëpisë ndërroi bravën e shtëpisë, duke mbajtur peng edhe sendet e vajzave.Ato e denoncuan rastin në Komisariatin nr. 4, por asgjë nuk u zgjidh.Gazetarja e emisionit Stop tentoi të gjejë gjuhën me djalin e shtëpisë Flori Bregu, por kjo tentativë rezultoi një mision i pamundur.Në këto kushte iu drejtuam edhe ne komisariatit numër 4, i cili u vu menjëherë në lëvizje dhe thirri palët në konflikt, duke detyruar familjen Bregu të hapë derën e të kthejë sendet e studenteve, pas dy muajsh sorollatje.

Parlamenti u mblodh sot sërish në kushtet e pandemisë së koronavirusit me masa paraprake, maska e doreza. Në këto ditë, kur atmosfera politike është rindezur për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar, nuk munguan debatet në foltoren e Kuvendit për këtë akt dhe prishjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, që e pasoi atë.

Një zonjë nga Tirana u drejtua në emisionin “Stop”, pasi ka aplikuar që në shkurt 2020 për pasaporten e fëmijës 8 muajsh, në qytetin e Burrelit, ku kanë edhe pasaportizimin. Dokumenti është prodhuar në datën 9 mars,por nuk është tërhequr, pasi cdo gjë u mbyll, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Zonja thotë, se duhet të udhëtojë drejt Greqisë, ndaj ka nevojë ta tërheqë pasaportën e fëmijës.Gazetarja e Stop kontaktoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme dhe kjo e fundit mori kontakt me kompaninë Aleat. Një punonjës i komisariatit të Burrelit doli në punë enkas për këtë rast dhe në këtë mënyrë gruaja arriti të tërheqë pasaortën e fëmijës 8 mujash.

Të Fundit