STOP-EMISIONI 188 (Sezoni 9) 23 Maj 2024- “Shiko, se kemi 100 punë”, fiton në portal për infermiere, s’merr përgjigje

Në redaksinë tonë është drejtuar një qytetare, e cila ka mbaruar studimet për infermieri dhe i është nënshtruar konkurimit në portalin “infermierë për Shqipërinë”. Ajo thotë, se ka dalë fituese afër vendit 100 dhe ka qëndruar në pritje për vend pune. I interesonte spitali i Durrësit, por asnjëherë nuk u thirr për vendet vakante, që shpalleshin aty. Vetëm për një vend në Shijak. Pasi nuk mori asnjë thirrje, vendosi të kthehet në fshatin e saj të lindjes, në Peqin, duke qenë se mësoi, se kishte një vend të lirë pune. Kërkoi transferimin pranë Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe nuk po merr përgjigje prej gati dy muajsh.Kur u interesua, i thanë, se njoftohet vetëm një grup, pasi janë shumë fitues dhe nuk mund të thirren të gjithë.Problemi tjetër i të resë, është, se nuk po transferohet dosja nga Njësia e Tiranës në Elbasan.Përgjigja e Operatorit është, se duhej të ngrihej komisioni dhe procedura zgjat. Po mbi të gjitha, kanë shumë punë e nuk mund të merren me përgjigjet e të intersuarve.

Një qen është filmuar nga i zoti, duke lëpirë ekranin e televizorit. Kjo pasi në ekran po shfaqeshin pamje të disa copave bacon. Kjo e ka bërë kafshën, që të kënaqet me iluzionin e asaj, që sheh në tv.

Të Fundit