Kanosën njëri-tjetrin me armë zjarri, 2 të arrestuar në Vaun e Dejës

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Equal” është parandaluar një përshkallëzim konflikti mes 2 personave që kishin kanosur njëri-tjetrin me armë zjarri në Bushat të Vaut të Dejës.

Policia njofton se është arrestuar 26-vjeçari me iniciale G.T., banues në Bushat dhe 32-vjeçari me iniciale A.P., banues në fshatin Stajkë. Sipas informacioneve paraprake, shkak i kanosjes me armë zjarri me të rinjve ka qenë një konflikt i çastit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit