STOP-EMISIONI 185(SEZONI 7) 19 Maj 2022-Filmon personat qe i shkojne ne dere, prokuroria pret shortin per hetim.

Jemi në Tiranë, ku një zonjë tregon, sesi dy të panjohur i trokasin në portë në mbrëmjen e 19 prillit 2022. Në momentin, që kanë parë të fejuarin e saj, ata kanë bërë sikur kërkojnë një njeri me emrin Tani. Kur zonja ka nisur t’i telefonojë dhe ka telefonuar policinë, personat janë larguar, me një person të tretë, që i priste jashtë me makinë. Zonja ka bërë kallzim, por sipas saj, nuk ka asnjë informacion, se cfarë ka ndodhur, pasi ata nuk janë kapur.Zonja flet me OPGJ-në e Komisariatit 4 Lavdrim Hoda, i cili cështjen e ka cuar në prokurori.Ne u drejtuam në Prokurorinë e Tiranës, por ende nuk është hedhur shorti për këtë rast. “Stop” ve në dispozicion të hetimit fotot e personave targën e makinës, që i priste ata dhe që i përket subjektit privat Staka 2021.

Këto ditë kanë nisur negociatat mes socialistëve dhe opozitarëve për kanditatë për presidentin e republikës. Brisi, ish-drejtoresha e tatimeve, me anë të një videoje në rrjetet sociale, ka treguar me ironi, se ka marrë fara dhe po ndjek procesin.Në të njejtën kohë Kujtim Gjuzi ka bërë një status në facebook, ku nuk ka kursyer as ofendimet për emrat e kandidatëve, që kanë dalë në media.

Rasti i sotëm ka nevojë për vëmendjen e të gjithëve, pasi prej gati një muaji Xhavit Muca rezulton i humbur. E bija tregon, se ai është 81 vjec dhe vuan nga skleroza e lehtë. Para disa vitesh është mashtruar nga disa persona, të cilët i thanë, se do t’i gjenin një njeri, që të jetonte me të dhe i kanë marrë jë shumë parash.Prej dy ditësh nuk kishte komunikuar me vajzën në skype, pasi kjo e fundit jeton jashtë vendit. Ajo erdhi në Shqipëri e bëri denoncim. Vajza mësoi, se babai i saj kishte filluar të shoqërohej me një 30 vjecar, Erlind Tuci dhe kishin shkuar në Lushnje në një shtëpi, ku ishin kapur në tentativë vjedhjeje. Për pasojë të dy ishin lënë në komisaritat për 48 orë e më pas ishin lënë në detyrim paraqitjeje. Nga ai moment babai është zhdukur. Zonja thotë, se ka bërë denoncim në komisariatin e policisë dhe Erlind Tuci është gjetur njëherë nga policia, por është liruar. Tashmë edhe Erlind Tuci është shpallur në kërkim pasi është zhdukur. Zonja pyet në komisariatin numër një, por i thonë, se po kërkojnë të gjejnë të atin, ndaj nuk c’i duhet me personin, që e shoqëronte.

Të Fundit