STOP-EMISIONI 184(Sezoni 8) 17 Maj 2023-Agjensia i merr qytetarit 4500 euro per letra polake e zhduket.

Sot do të trajtojmë problematikën e një qytetari, lidhur me një faqe punësimi në rrjetin social facebook.Qytetari tregon, se ka parë në Facebook një faqe, që premtonte pajisjen me dokumenta pune polake. Filloi të komunikonte me të dhe iu tha, se procedura kryhej brena 3 muajve dhe pagesa ishte 4500 euro, ku 3500 jepeshin në fillim dhe 1500 euro, pasi të realizohej pajisja me dokumenta.Faqja në flajë është “Eni Eu” dhe poston vetëm për këtë gjë. Qytetari tregon, se paratë u dorëzuan tek agjenti. Shuma ishte 3500 euro dhe disponojmë videon që I janë dorëzuar paratë.Pa u përmbushur afati, agjenti u dorëzua, pasi vazhdimisht thoshin, se ka vonesa dhe tha se procedura nuk mund të kryhej dhe paratë do të ktheheshin.Por paratë nuk i mori kurrë, pasi data e dorëzimit vetëm shtyhej.Në një bisedë me agjentin, ky i fundit tregon, se punoi vetëm 1 muaj e gjysmë dhe kjo ishte kontrata e parë. Ai shprehet, se ka shumë faqe në facebook, Instagram dhe tik tok, që kanë të njëjtën praktikë. Ai tregon, se emrat në faqet e facebookut, që përdorin, janë false. Përmes gazetares së emisionit “Stop” agjensia ktheu një pjesë të parave, 1900 euro dhe pjesa tjetër, u la për në datën 20 maj.

Pas zgjedhjeve të së dielës, vazhdojnë të publikohen fletë votimi, ku qytetarët shqiptarë nuk kanë votuar asnjë kandidat, por kanë shprehur revoltën dhe indinjatën e tyre mbi fletën e votimit.Një histori suksesi vjen nga Italia.31 vjecarja shqiptare Sindi Manushi, është shqiptarja e parë, që zgjidhet kryetare bashkie në vendin fqinj. Ajo ka fituar komunën Pieve di Cadore. Sindi Manushi ka lindur në Elbasan, dhe para 22 vitesh ka mbërritur në Itali me familjen.


Në 17 mars transmetuam një rast të tirshtë në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë në familjen Ruqja. Bukurie Ruqja me 5 fëmijë, tregoi, se djlai i vogël ka një sëmundje, që nuk rritet. Ai është 11 vjec, por zhvillimi ka mbetur në moshën 6 vjecare. Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë dhe 400 mijë lekë bëjnë vetëm gjilpërat për të. Emisioni Stop dhe “Fundjave Ndryshe” e ndihmuan me ndihma ushqimore, batanije dhe veshje familjen me mundësi të kufizuara. Pas këtij transmetimi, klinika Kohav ka ndihmuar me analiza djalin, që nuk zhvillohet.Doktor Ardi Prushi, shprehet, se pasi pa rastin, klinika është e gatshme të ofrojë për djalin, kryerjen e analizave në mënyrë periodike dhe falas.Në muajin prill transmetuam rastin e vogëlushes Esmeralda Halilaj nga Picarë, Vlorë. Ajo është 14 muajshe në luftë për jetën, si pasojë e një problemi në zemër shumë kompleks e të rëndë. Operacioni i saj, që kushton 20.000 € u mundësua nga emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë ndryshe”. Koston i mori përsipër “Fortis Beton” dhe Orest Sota. Mamaja e Esmeraldës tregon nga Italia, vogëlushja është operuar dhe pritet rekuperimi.

Të Fundit