STOP-EMISIONI 184(SEZONI 7) 18 Maj 2022-Gabimi e le pa vize amerikane, gjendja civile: S’kemi boje e printer!

Denoncimi i rradhes e con gazetarin e “Stop” ne Devoll. Silviano Gjoza denoncon gabimin e Gjendjes Civile Devoll, prej te cilit ai nuk po bashkohet me gruan e tij ne Usa. Denoncuesi ka aplikuar 5 here ne ambasaden Amerikane dhe viza i eshte refuzuar sepse i del nje gabim ne daten e marteses (celebrimi)qe ka bere ne 2017. Ne kete gjendje civile qe ka bere celebrimin ne sistem dalin dy data martese. Stop ka gjetur shkakun pse ambasada nuk jep vizen per Silviano, ne aplikimin e pare qe ka bere Silviano per vize, vet konsullja ka shkuar ne Devoll dhe ka pyetur personalisht punonjesit per kete martese, ne ate kohe njera nga deshmitaret ne celebrim ka thene se nuk ka qene ajo deshmitare ne kete martese dhe s’ka firmosur. Me pas deshmitarja eshte kujtuar dhe ka treguar qe ka qene ne kete celebrim por ky veprim vetem sa ka shtuar dyshimet me shume tek konsullja. Gabimi i dyte eshte qe Silviano dhe Ersinda Gjoza figurojne me dy data martese ,31 janar 2017 dhe 1 shkurt 2017, gabim ku sipas punonjeses qe ka bere celebrimin eshte nje gabim nga sistemi jo gabim njerezor .

Ish Kryeministri Berisha gjate foltores se djeshme ne qytetin e Durresit paralajmeroi duke thene se:”Kthimi im është kthimi i Steve Jobs” Ata që menduan se pasi një seri pabesirash qëndrimesh nga më disluajalet e nxorën në rrugë dhe u kthye, dhe me Ipadin, Iphonin ndryshoi botën, u shpreh Berisha.Në Spanjë jo vetëm që flasin për menstruacionet, por duket se e kuptojnë se për shumë prej femrave është pothuajse e pamundur të qëndrosh produktive. Kjo është arsyeja që sipas një projektligji të ri, punonjëset do të kenë të drejtën e tre ditëve të pushimit me pagesë, një herë në muaj. Ne nje video virale ne rrjet bie ne sy ngjashmeria e Gentian Zenelaj me nje prezantues spanjoll.

Emisioni “Stop” trasmetoi mbrëmë rastin e mashtrueses nga Vlora, Joana Bocaj e cila kishte krijuar profilin e saj si specialiste në Drejtorine e Kujdesit Shëndetsor Vlorë. “Stop” ka siguruar një video, ku duket Joana në makinë, duke numëruar 2500 euro të marra për një vend pune, që nuk do të realizohej asnjëherë. Pas denoncimit të Stop menjëherë erdhi dhe reagimi i Policisë Vlorë. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen J. B., 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”,Vlorë.

Të Fundit