STOP-EMISIONI 184 (Sezoni 9) 17 Maj 2024- Skandal, çmimi i fruta-perimeve, si 3-fishohet nga fermeri te konsumatori –

Edhe pse ka hyrë stina e bollëkut në prodhimin e fruta perimeve, cmimet e tyre janë të larta në mënyrë të palogjikshme. Sipas ekspertit të fushës, Vjoldi Danaj, nëse domatja, shitet nga fermeri me 40 lekë/kg, duhet të mbërrijë te konsumatori me cmim jo më shumë se 80 lekë/kg. Por në fakt, ne e gjetëm me 200 lekë për kg. Qershia e shitur nga fermeri 250-300 lekë, u ble nga konsumatori me mbi 900 lekë/kg.Vëzhgimin tonë e kemi kryer përgjatë një dite në tregun e Lushnjës, aty ku fermeri-prodhues ia shet produktin e stinës tregtarit të grumbullimit ose furnizuesit të pikave të shitjes në Tiranë.

Jemi në rrugën lidhëse të Tiranës me Ndroqin, për të folur për një aksident, të ndodhur në 17 shtator 2013, si pasojë e të cilit , dy motra u aksidentuan, ndërsa ishin në trotuar. Njëra prej tyre ndërroi jetë, ndërsa tjetra Anila Grimca hyri në koma për ca kohë dhe humbi fëmijën, që kishte në bark.Sot Anila tregon, se ka marrë dëmshpërblim vetëm 3 milionë lekë të vjetra. Cështjen e ka cuar në gjykatë, ku ka kërkuar 70 milionë lekë të vjetra për dëmin. Gjykata e shkallës së parë ia ka dhënë,por vendimi i apeluar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve, e ka hedhur poshtë këtë vendim. Tani, prej 8 vjetësh pritet të flasë Gjykata e Lartë, ku ende nuk është caktuar një datë gjyqi.Përfaqësuesi ligjor i Anilës, Kostandin Trëndafili shpjegon, se po pret rezultatin e rekursit, që ka bërë në Gjykatën e Lartë.

Në një aktivitet për ushqimin e rrugës, gjetëm rastin, të pyesim qytetarët e Tiranës, sesi ushqehen shqiptarët. Pyetjeve tona, nëse pëlqejnë ushqimin e mamit apo të gruas, do të zgjidhnin sushi apo bukë me qofte, të intervistuarit iu përgjigjen me humor e batuta.

Të Fundit