STOP-EMISIONI 183(Sezoni 8) 16 Maj 2023-Sherri per shtepine pas vdekjes se nenes, vellai kercenon vellain.

Jemi në qytetin e Vlorës për denoncimim e Irma dhe Perlat Saliaj. Perlati denoncon vëllain, Ferdinad Saliaj, i cili përmes mashtrimit ka zhvatur një pronë rreth 50 m2 në bulevardin “Ismail Qemali”, që sot është 2 dyqane. Kjo pronë është përfituar me privatizim në një kohë, kur në certificatë ishin 3 pjestarë nëna, babai dhe Perlati. Ferdinand Saliaj në 18 gusht 2022 con nënën Merfa Saliaj te noterja Mirela Gjonça, ku bën një testament. Por rezulton, se nëna një ditë më pas ka bërë një akt dhurimi për Ferdinandin. Në nëntor nëna ka bërë revokim të testamentit dhe denoncuesit shprehen, se asnjëherë nuk është përmendur ky dhurim. Ne u takuam me Ferdinand Saliajn, i cili mohoi cdo gjë dhe tha, se më vëllain e tij, do shihej në gjyq. “Stop” transmeton edhe një audio regjistrim mes nënës Merfa dhe nuses së djalit, ku e ndjera i pohon, se vetëm një herë ka qenë te noterja dhe nuk i ka bërë dhurim Ferdinandit.

Tani që votimet përfunduan, janë publikuar disa fletë votimi, që u bënë meme, për shkak të shënimeve mbi to. Një votues në Tiranë, ka shtuar në fletën e votimit, nënën e tij. Një tjetër votues në Pogradec ka shkruar si të preferuar yllin korean të repit,Min Yoon-gi. Në këtë mënyrë, këto vota janë bërë të pavlefshme.Në Kavajë, u shënua një akt civil, pas numërimit të votave për kryebashkiak. Sapo u mësua, se fitues doli kandidati demokrat Fisnik Qosja, kreu në detyrë i bashkisë dhe rivali i tij, Redjan Krrali i dha dorën fituesit dhe e përgëzoi.

Në 28 prill transmetuam problemin e denoncueses në lagjen Zguraj të Kavajës, Danjela Kola Laçi. Ajo është trashëgimtarja e një prone, të blerë që në vitin ‘78, nga gjyshi i saj. Nga gjyshi prona ka kaluar te 6 trashëgimtarët e tij dhe babai i saj nuk e kishte regjistruar për neglizhencë. Danjela tha, se për tre vjet rresht është përpjekur të bëjë regjistrimin e pronës, por nuk ia ka dalë.Në Kadastrën e Kavajës na thanë, se aty regjistrohen vetëm pronat-shtet. Ato private i kanë kaluar Tiranës. Ne folëm me Dorian Muratin, i cili na tha, se prona do të regjistrohet.E në fakt kështu ndodhi. Bashkë me zonjën ne shkuam në zyrat e Kadastrës në Rinas, ku mori zgjidhje problemi i Danjela Kola Laci.Pas pak ditësh ajo mori certifikatën e pronësisë.

Të Fundit