Jemi drejtuar në qytetin e Peqinit, pasi Ilirjan Petriti ka drejtuar në Stop ankesën, se akuzohet padrejtësisht për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes.Ai ka qenë i martuar me një grua nga Rrogozhina dhe ka dy fëmijë, vajzën 13 vjece dhe djalin 17 vjec. Është divorcuar në vitin 2013 për mosmarrëveshje. Por problemet me ish-bashkëshorten nuk i janë ndarë, edhe pse është i martuar prej 4 vitesh me një grua tjetër. Në qershor 2020 Ilirjani është takuar me ish-gruan për një firmë për të lëvizur me fëmijët në Francë. Situata është acaruar për një debat pronash dhe gruaja ka bërë kallzim në polici për dhunë nga ana e Ilirjanit.Ndërkohë komisariati ka marrë një letër nga një doktor në Rrogozhinë me gjendjen e zonjës, që kishte një gërvishtje në buzë dhe Ilirjanin e arrestuan. Gjyqi zhvillohet me letrën e një eksperti mjeko-ligjor nga Durrësi, që shprehej, se zonja ishte goditur me mjete të forta. Prej 8 muajsh Ilirjan Petriti është në arrest shtëpie, edhe pse nuk e ka dhunuar asnjëherë ish-bashkëshorten. Mjeku Agron Karaj tregon, se nga policia i është kërkuar të mbushë nje fletë dhe këtë e ka bërë për të mbrotjur gruan. Ai thotë, se zonja nuk ka vajtur me ato shenja sic shkruhet në aktin e mjekut ekspert.
Jemi në Elbasan për problemin e aboneve të transportit publik. Prej dhjetorit 2020 nuk ka abone në shitje. Vlera e abonesë është 12 mijë lekë dhe 6 mijë lek ajo e studentit. Bileta kushton 300 lekë të vjetra. Me bileta, një qytetari pagesa e urbanit i kushton minimalisht 20 mijë lekë të vjetra në muaj.Ne iu drejtuam Shërbimit të transportit në Bashkinë Elbasan dhe kontaktuam me përgjegjësin Eduart Borgi,i cili tha, se nuk ka planifikim në buxhetin e bashkisë për abonetë, ngaqë nuk ka para.
Për akuzën ndaj Ilirjan Petritit për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, ne u drejtuam në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të biseduar me oficerin e policisë gjyqësore Alban Nela, i cili ka marrë deklaratat e fëmijëve pa praninë e psikologut. Ai thotë, se nuk i kujtohet si cështje dhe ka marrë për bazë fletën e doktorit të Rrogozhinës.Nga ana tjetër Prokuroria e Durrësit, me prokurore Edina Kurti, ka vepruar në kundërshtim me kodin e procedurës penale, pasi personi është arrestuar në 28 qershor 2020 dhe cështja është dërguar për gjykim në 5 nëntor 2020, pas gati 5 muajsh, duke kaluar afatin e hetimeve.