STOP-EMISIONI 182(Sezoni 8) 15 Maj 2023- “Qenke kaluar juristes”, 90 vjecarja gozhdon prefektin per ullishtet e veta.

Çyme Bedini, plot 90 vjec, e cila banon në Tiranë, i është drejtuar emisionit “Stop” për një problematikë të shkaktuar nga ana e Ish-Komisionit të Dhënies së Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Vlorë.Zonja Çyme, është njëra nga trashëgimtaret e babait të saj, i cili u la pasardhësve 8100 m2 tokë bujqësore-ullishtë në Vlorë.Babai i ndjerë e ka trashëguar tokën me testament nga motra e vet, para instalimit të sistemit komunist. Me ardhjen e pluralizmit, toka i kaloi shtetit dhe kjo pronë u bë pjesë e Ndërmarrjes së Ullishtes në Vlorë.Me ardhjen e demokracisë, Komisioni i Ndarjes së Tokave ia ktheu babait të saj përsëri këtë tokë.Por, në vitin 2017, ish-Komisioni i Titujve në Prefekturë, nxorri pretendimin, se babai nuk kishte dorëzuar ullinj dhe për këtë arsye, e quajti të padrejtë pronën në emër të tij. Ky komision nuk është më në funksion që nga viti 2019 dhe dosja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, në radhë për t’u gjykuar. Në Prefekturë pranohet, se ky vendim i komisionit është jo i drejtë, por prefektura nuk tërhiqet dot, sepse cështja ka kaluar tashmë në gjykatë.

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet lokale në të gjithë vendin, ku qytetarët me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit, për të zgjedhur qytetarët e parë në cdo bashki. “Stop” sjell një poezi të nxënësit Besnik Mustafaj, i cili e ka shkruar për ditën e votimeve. “Do t’shkojmë në votime” është poezia e fatosit Mustafaj.

Në 10 prill transmetuam denoncimin e qytetares Albana Frankenhauser, e cila tregoi, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet. Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë. Pas shumë peripecive, Albana e ka coi cështjen në gjykatë dhe në tetor 2022 cështja u pushua, pas komunikimit, se ajo do të kalonte në sistem me mbiemrin e huaj. Por në prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem gjendja civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërise Lila. Zonja u bllokua në Shqipëri.Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u shpreh për “Stop”, se sipas Kodit të Familjes në Republikën e Shqipërisë, zonja duhet të mbajë mbiemrin e vajzërisë pas divorcit. Në këtë mënyrë Albana detyrohet të pajiset me pasaportë me mbiemrin Lila.

Të Fundit