Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe figurë, sesi merret përgjigjia e tamponit për Covid 19, pa e bërë fare testin. Një zotëri i drejtohet klinikës private “Intermedica”, duke kërkuar një dokument testi me barcode, pasi i duhej të udhëtonte drejt Gjermanisë me avion. Sekseri e drejton personin në fjalë në klinikën e Intermedica-s në Fushë-Krujë.Pas disa bisedash i interesuari arrin të marrë përgjigjen e testit të tamponit për Covid 19 për të udhëtuar, edhe pse mund të ishte i infektuar e të kthehej në rrezik për të gjithë pasagjerët e tjerë.
Presidenti Meta refuzoi sot të merrte pjesë në Komisionin Hetimor parlamentar për shkarkimin e tij, edhe pse kishte deklaruar, që do të ishte atje në 10 maj, në ditën e drejtësisë.Në mungesë të Metës, mbledhja e komisionit u shndërrua në kinema, pasi aty u shfaqën emisionet televizive, ku presidenti, sipas mazhorancës, ka shkelur kushtetutën.Ish-sekretari i përgjithshëm i PD- së, Arben Ristani deklaroi në një emision televiziv, se mbledhja e Këshillit Kombtar të PD-së ishte qesharake dhe arriti deri në pikën që një deputet, i tha Bashës, të jepte dorëheqjen, nëse humb garën për kryetar partie.
Para pak kohësh kemi transmetuar rastin e fëmijës 17 muajsh Dion Xhecuka, i cili që prej lindjes endet nëpër spitale, pasi ka lindur me një problem të rrallë në veshka.I vogli duhet të kryejë një ndërhyrje në Itali, të cilën shoqata Shqiponja APS në Reggio Emilia e ka marrë përsipër. Nëna Hygerta dhe babai Sokol duhet të qëndrojnë atje për 17 muaj. Për të përballuar kostot e qëndrimit, Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bënë apel për solidaritet, për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël.Dhe lajmi i mirë nuk vonoi. Dioni u nis për në Itali, me shpresën, që do të kthehet fitimtar nga beteja për jetën.Sot ne vijmë me një apel tjetër.Ibrahim Diko, është 6 vjec dhe është i prekur me tumor. Ka nevojë urgjente të kryejë nje operacion, që kushton 40.000 euro. Por, e ëma, Nertila, e cila është divorcuar nga bashkëshorti, e ka të pamundur të sigurojë këtë shumë.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar Ibrahimin e vogël.