Denoncimi i radhës vjen nga Kolë Shkëmbi, i cili ka jetuar dhe punuar në Shkodër, por është zhvendosur të banojë në Tiranë. Në mars 2020 del në pension, të cilin e le pa tërhequr 33 muaj në degën e Postës Shqiptare nr. 30. Mirëpo, kur shkon të interesohet, zbulon, se pensionin ia kishin tërhequr.Bëhet fjalë për një person me të dhëna të njejta ID-je, ku ndryshonte vetëm afati i skandencës së kartës. Shuma e munguar është 2 milionë e 126 mijë lekë. Pas kësaj, Kola tregon, së cështja vajti te krimi ekonomik, dhe në Prokurori, ku prokurore e cështjes, ishte Ornela Rrumbullaku.Flasim me specialistin e ISSH-së dhe ai na thotë, se gabimi është bërë nga posta, pasi duhet të ishte verifikuar karta e personit, që ka tërhequr paratë. Më pas komunikojmë me 2 drejtorët përkatës, të ISSH-së Astrit Hado, dhe Ardit Demiri i Postës Shqiptare. I pari na thotë, që nuk ka shanse, që dy karta të kenë një numër ID-je, ndërsa drejtori i postës mbron punonjësen e tij, duke thënë, se në sistem nuk del problematika, se kur skadon një kartë. Ata thonë, se këtë ngërc do të zgjidhin mes dy institucioneve.
Të parkosh në Tiranë është një hall më vete. Një grua ka shkruar në makinë “mos parko afër, se jam e shëndoshë”. Një tjetër ka ngjitur një shkrim të dera, ku shrkuhet, “mos parko, se cajmë goma”.Një burrë ka shkruar “kërkoj nuse se mbarova”.Një video e një qytetari tregon, sesa tym krijohet tek Pazari i Ri nga një biznes zgare në mes të kësaj zone. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Ajken Muca vetëm 20 muajsh është diagnostikuar me Leuçemi akute severe, një leuçemi shumë e rëndë dhe që përparon shumë shpejt! Foshnja rrezikon jetën nga momenti në moment. Kimioterapia, trajtimi dhe transplanti i palcës kushtojnë 168,000 Euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë hapur një llogari në gofuondme, për të ndihmuar Ajkenin e vogël. Për shkak të përkeqsimit të situatës, foshnja është nisur me urgjencë drejt Italisë dhe llogaria për ndihmën e tij, vazhdon të jetë e hapur.