Një punonjës i call centër Radikal JS solli në “Stop”shqetësimin, se 40 mijë lekët, që shteti ua jep si ndihmë punonjësve, kërkon ta marrë administratori i kompanisë. Madje gjatë kësaj kohe,punonjësi ka zbuluar, se nuk ishte i siguruar. Nga ana tjetër ai tregon, se call centëri nuk është mbyllur dhe operatorët kanë punuar nga shtëpia. Sipas denoncuesit, nëse operatori ka punuar më pak se 400 mijë lekë, ai detyrohet t’ia kthejë diferencën administratorit të kompanisë.Gazetarja e Stop takon administratorin Juvenil Spahiu, i cili tha, se ndonjë punonjës me pak orë mund të ketë qenë i pasiguruar.Përsa i përket 400 mijë lekëshit, kjo sipas tij, është një plus për biznesin.Ne vumë në dijeni inspektoriatin dhe grupi i punës pas kontaktit me administratorin, u shpreh, se kompanisë në fjalë nuk i takon paga 400 mijë lekëshe.Por administratori, edhe pse ka qenë në dijeni, ka dorëzuar listat në tatime, për të përfituar shpërblimin e qeverisë. Eksperti i ekonomisë Besart Kadia, shprehet, se nëse firma punon dhe nuk është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk mund të përfitojë nga pagat e luftës.
Fëmijët i janë përgjigjur sërish nismës së programit tonë “Rri në shtëpi-rri me Stop”, duke sjellë video të performancave të tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.Më pas transmetojmë disa nga memet, që janë prodhuar nga qytetarët në ditët e karantinës së shkaktuar nga koronavirusi.Nje grup të rinjsh kanë përshtatur këngën e njohur Bella Ciao në korona ciao. Një person nano duket se po mëson dorën, duke qethur kokën e një qytetari.Disa qytetarë janë rrethuar me goma makine dhe mbajnë në këtë mënyrë distancën e sigurisë.
Në këtë kohë pandemie është shumë e vështirë, që të sëmurët me sëmundje të ndryshme të marrin shërbimin e duhur. Sofie Cecaj, me banim në zonën e Astirit në Tiranë, është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka një problem me bashkëshortin e saj, i cili është rrëzuar në dhjetor 2019 dhe e kanë cuar në spitalin Ushtarak. Ai theu kockën e legenit dhe i vunë allci në pjesën e poshtme të këmbës. Pas tre muajsh duhet të shkonte të hiqte allcinë. Kanë shkuar në spital, por nuk u është përgjigjur, madje doktori nuk përgjigjet as në telefon. Shporta e jetimit është quajtur nisma e Fondacionit Firdeus në bashkëpunim me emisionin Stop. Ne jemi ndalur në Zall Herr dhe Durrës për të shpërndarë ndihma për këtë kategori.