Eduart Peposhi i është drejtuar emisionit “Stop”, pas sekuestrimit të hotelit 5-katësh “Central Park”, në kuadër të një hetimi të ndjekur nga prokurorja e Sarandës, Hava Memko.Hetimi kishte nisur për vëllain e tij, Kujtim Peposhi, lidhur me punime në një objekt të vjetër, të identifikuar në dokumente me numër pasurie 3/191. Por gjatë verifikimeve në terren, përmendet hoteli “Central Park”, me numër pasurie 3/195.Familja thotë, se hoteli ka dokumente pronësie dhe leje ndërtimi në emër të Skënder Peposhit, ndërsa Bashkia Sarandë konfirmon, se Prokuroria ka kërkuar dokumentacion vetëm për pasurinë 3/191 dhe për Kujtim Peposhin.Avokati Arben Llangozi ngre pikëpyetje mbi procedurën, duke argumentuar, se qytetari duhej të pyetej dhe të paraqiste dokumentet. Sipas tij, gjykata ka hequr masën e sigurimit personal dhe pritet të kërkohet edhe heqja e sekuestros së hotelit.
Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, gjenerali Eric Wendt, zhvilloi takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. Një foto e tyre ulur përcjell këtë takim, ku të dy bashkëbiseduesit shfaqen të ulur, edhe pse të dy janë shtatlartë. Edi Rama në Bruksel, gjatë një samiti për turizmin, u pyet për protestat në Shqipëri dhe qëndrimin e Dua Lipës, e cila kishte shprehur mbështetje për protestuesit. Rama iu përgjigj me batutë, tha, se Dua do protestat, ndërsa ai vetë e do Duan.
Para disa ditësh transmetuam denoncimin e një qytetareje nga Kukësi, e cila prej rreth 7 muajsh, priste zbardhjen e vendimit të divorcit nga ish-bashkëshorti. Vendimi për zgjidhjen e martesës ishte marrë në nëntor 2025 dhe kishte marrë formë të prerë nga gjyqtarja Ajshe Xhafa, por qytetarja nuk po arrinte të merrte dokumentin e zbardhur. Situata kishte sjellë pasoja edhe për fëmijët e saj binjakë, pasi moszbardhja e vendimit, pengonte rregullimin e të dhënave të tyre familjare. Koordinatori Arben Sokoli tha se afati për zbardhjen e një vendimi është nga 15 ditë deri në një muaj, ndërsa vonesën e justifikoi me problemet shëndetësore të gjyqtares. Pas ndërhyrjes së emisionit, qytetarja u thirr sërish në gjykatë dhe denoncuesja konfirmoi, se kishte marrë vendimin e zbardhur dhe se çështja ishte zgjidhur.Pas këtij transmetimi, të tjera denoncime mbërritën në redaksinë tonë ndaj të njejtës gjyqtare. Uran Elezaj, thotë, se gjyqtarja Xhafa nuk arsyeton vendimin për të vëllanë, për të pasur mundësinë e ankimimit.Isa Matmuja tregon, se prej më shumë se dy vjetësh, nuk ka marrë vendimin e zbardhur nga Ajsha Xhafa. Rozafat Salihi, tregon, se është prishur fejesa e të birit, por raporti nuk po zgjidhet dot ligjërisht për shkak të gjyqtares në fjalë.Avokati Arben Llangozi, shpjegon, se zbardhjet e arsyetuara të vendimeve, kanë afat 15 ditë. Sipas tij, ndaj gjyqtarëve, që vononin vendimet e arsyetuara, dikur merreshin masa.




