Një tjetër dramë sociale vjen në “Stop”. Bëhet fjalë për historinë e një gruaje, që dhunohej prej 10 vitesh nga ish-bashkëshorti i saj dhe ish-vjehrri.Gruaja tregon, se pas një martese 20 vjecare, nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë 13 dhe 16 vjec, cifti u nda. Gruaja ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje, nga burri dhe vjehrri. Bashkëshortin e futën në burg, ndërsa vjehrri duhej t’i rrinte 500 metra larg, pasi jetonin bashkë.Ish familjarët e bashkëshortit ia bënë jetën të pamundur, duke i prerë dritat dhe ujin, dhe marrë rrobat. Pas divorcit të vitit 2020, kujdestarinë e fëmijëve e mori zonja, ndërsa i ati duhet t’i shihte cdo të shtunë nga ora 10 deri në orën 14. Por fëmijët nuk duan ta takojnë të atin dhe përmbaruesi, psikologia dhe punonjësja sociale akuzojnë gruan për këtë dhe detyrojnë fëmijët për takim.Zonja ka marrë 2 gjoba nga 500 mijë lekë, me akuzën, se pengon takimet e babait me fëmijët.
Mbrëmjen e djeshme transmetuam rastin e një qytetari, i cili prej më shume se 25 vjetësh jeton në Angli. Ai denoncoi korrupsionin në Kadastrën e Sarandës, që kalonte në disa rrjete sekserësh e zyrtarësh. Për legalizimin e hotelit fillimisht qytetari dha 2000 euro me anë të një sekseri për drejtorin e Legalizimeve të asaj kohe, Laert Pasha. Pas 3 vitesh denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, që tani në Kadastër punon si specialist, dhe ai i kërkoi 4000 euro per nxjerrjen e hipotekës së hotelit. Pas këtij transmetimi, mbrëmjen e djeshme, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit Laert Pasha, 41 vjeç,me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e Kadastrës Sarandë.Ai dyshohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për hetime të mëtejshme, materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.Nga ana tjetër, kreu i Përgjithshëm i Kadastrës, në një konferencë të posacme për mediat,pasi falenderoi emisionin “Stop”, kërkoi ndjesë në emër të insitucionit dhe bëri një paralajmërtim të fortë për punonjësit e tij.
Për cështjen e divorcit të vështirë, në të cilin fëmijët nuk duan të takojnë babain e tyre dhunues, ne morëm pjesë me kamera në bisedat me punonjësen sociale, psikologen e përmbaruesin.Fëmijët bëjnë rezistencë edhe për takimet me këta zyrtarë. Ndërsanë një video regjistrim me të atin, ia deklarojnë edhe atij, se nuk e duan pjesë të jetës së tyre, pasi ai i ka rrahur me rrip.Eksperti ligjor Demir Ciftja shprehet, se nuk ka asnjë ligj e as gjykatë, që të detyrojë fëmijët të takojnë prindin, kur gjë ju është mundësuar.