Fatbardha ka denoncuar në emisionin “Stop” Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër, duke pretenduar, se prej rreth 10 vitesh nuk regjistrohen dëshmitë e trashëgimisë për një pasuri familjare.Sipas saj, bëhet fjalë për mbi 600 hektarë pyll dhe rreth 900 hektarë kullota në Pogon, përfshirë fshatin Çatistër dhe zonat malore përreth. Pasuria rezulton e pajisur me certifikatë pronësie në emër të babait dhe xhaxhait të saj. Pas vdekjes së babait në vitin 2016, trashëgimtarët kanë hasur pengesa të vazhdueshme për regjistrimin e dëshmive të trashëgimisë.Fatbardha thotë se, pavarësisht certifikatave ekzistuese, trashëgimtarët e tjerë nuk kanë mundur të finalizojnë regjistrimin, duke rrezikuar të ardhmen e pronës.Sipas saj, ish-drejtori i ASHK Gjirokastër, Florian Taci, më herët kishte pretenduar, se familja nuk kishte të drejta mbi pronën, por në takimet e mëvonshme është pranuar, se prona u përket dhe se problemet janë “teknike”. Avokati Arben Llangozi e ka cilësuar mosregjistrimin e dëshmive të trashëgimisë si shpërdorim detyre, duke theksuar, se kjo sjell bllokim të të drejtave pronësore të qytetarëve.Nga ana tjetër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka argumentuar, se vonesat lidhen me mbivendosje pronash me pretendime të Bashkisë Dropull, si dhe me procedime penale dhe hetime nga Avokatura e Shtetit.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një batutë gjatë një takimi me zv/kryetarin e Shoqatës së Bankave, turkun Seyhan Pencabligil, duke e komplimentuar për shqipen, dukuri, që e quajti “e kolauduar me minimum risku”. Rama tha, se turku mund të konsiderohet i gatshëm edhe për të marrë pasaportën shqiptare në një ceremoni me certifikatë mirënjohjeje për përmirësimin e gjuhës. Ndërkohë, në një tjetër zhvillim të raportuar, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është shënuar një debat i ashpër, ku dëgjohen ofendime gjatë një përplasjeje verbale, me tone të larta dhe akuza të ndërsjella.
Anesti Tanka iu drejtua emisionit “Stop” pasi, gjatë rinovimit të siguracionit të automjetit, rezultoi, se primi i sigurimit, i ishte rritur, për shkak të një aksidenti të regjistruar në emrin e tij. Qytetari pretendon, se nuk ka qenë pjesë e asnjë aksidenti, pasi automjetin e kishte shitur që në vitin 2024, ndërsa ngjarja rrugore kishte ndodhur në vitin 2025.Sipas dokumenteve, kontrata e shitjes së automjetit ishte regjistruar rregullisht, por në sistemin e sigurimeve, automjeti vijonte në emrin e ish-pronarit, pasi nuk ishte bërë ndryshimi i policës së sigurimit dhe duplikati në emër të blerësit të ri.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaroi, se dëmet raportohen nga shoqëritë e sigurimit dhe se problemi nuk qëndronte te AMF-ja, por te kompania, që administronte policën. Nga ana tjetër, Drejtoria e Dëmeve e kompanisë së sigurimit pretendoi, se ndryshimet në sistem, duhej të vinin nga AMF-ja, duke krijuar një përplasje institucionesh dhe duke lënë qytetarin pa zgjidhje.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, rasti u korrigjua dhe dëmi i aksidentit u hoq nga emri i qytetarit Anesti Tanka.



