STOP-EMISIONI 178 (Sezoni 9) 9 Maj 2024- E pabesueshme, qytetari faturohet 111 milionë lekë për shtëpinë 24m

Problematika e radhës na con në Njësinë Administrative 4, pasi qytetari Arben Jaupi, rezulton debitor me 111 milionë lekë në OSHEE. Arbeni tregon, se ka jetuar në këtë banesë 24 m2, në pronën e të vëllait në vitet 2002-2010 me ish bashkëshorten Edlira Kerri. Në vitin 2010 bashkëshortët u ndanë dhe në banesë qëndroi gruaja, por kontrata mbeti me emrin e Arbenit. Vetëm para 10 ditësh Arbeni u njoh me një faturë 55 milionë lekë, dhe mbifaturimin 111 milionë lekë.Menjëherë Arben Jaupi u interesua tek OSHEE, ku i thanë, se i ka në matës ato, që ka harxhuar, ndaj duhet të lidhë akt-marrëveshje për rinovim kontrate, duke paguar 10 mijë lekë në muaj për 78 vjet.Në Zyrën e Kujdesit për klientin gazetaren e cojnë te dega e shitjes, ku sërish nuk japin informacion. Gazetarja pyet faturistin dhe ai thotë, se është lexuar jo me 5, por me 6 shifra matësi. Po si është lejuar ky mbifaturim, askush nuk jep shpjegim.

Gazetarja e “Stop” bashkë me policinë dhe OSHEE-në shkuan të hapnin derën dhe të shihnin matësin e zotit Arben Jaupi për faturimin, por ish-bashkëshortja, Edlira Kerri pengon procesin. Më pas pas vemë në dijeni shefin e kriminalistikës Arjan Shehu, i cili premton ndërhyrje.OSHEE dhe Kompania 3 K, testojnë matësin e Arbenit, dhe drejtori i shtypit në OSHEE Ardi Kola thotë, se rasti do të hetohet nga kompania dhe do t’i hiqet qytetarit mbifaturimi për leximet gabim dhe shkeljet e bëra

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u përfshi sot në replika me deputetë të opozitës, ndërsa ishte thirrur nga Enkeljed Alibeaj në interpelancë për amnistinë. Me Lulzim Bashën, ministri replikoi për cështjen e flokëve, duke marrë dhe përgjigjen e këtij të fundit.

Të Fundit