Stop -EMISIONI 178 (SEZONI 4) 8 maj 2019-Shkodër, shkolla me fast-food, institucionet ngrenë supet e pasojnë fajin.

Shumë qytetarë nga Shkodra janë ankuar në emisionin “Stop”, se brenda ambienteve të shkollës së muzikës “Preng Jakova”, ka një fast food jashtë cdo kriteri higjeno-sanitar.Nëndrejtoresha e shkollës Lindita Cungu,thotë, se ky është një shqetësim, për të cilin është vënë në dijeni DAR-i Shkodër dhe bashkia e qytetit.Gazetarja e “Stop” kontaktoi me zyrtarët e Dar-Shkodër, por askush nuk pranoi të kishte dijeni për fast food-in në shkollë. Anton Hasanpapaj, kreu i policisë bashkiake, thotë, se nuk ka patur ankesë të drejtpërdrejtë. Bashkia sipas tij, nuk jep leje për këtë biznes. Në QKR biznesi në fjalë rezulton aktiv. Ndërsa AKU Shkodër dhe kreu i saj Hasie Sadria, thotë, se nuk kërkohet leje nga ky institucion për këtë aktivitet.Kreu i AKU-së shpjegon, se është detyrim i drejtorisë së shkollës për të hequr vdo lloj biznesi në ambientet e saj.

Kartonë të kuq jashtë parlamentit dhe një refuzim mandati brenda tij.

Të rinjtë e PD dhe LSI u mblodhën sot para parlamentit me flamujt e vendeve të BE-së dhe kartona të kuq, për të treguar, se Bashkimi Europian ka refuzuar dhe ndëshkuar qeverinë shqiptare.Në sallën e parlamentit u betuan sot 3 deputetë të rinj nga lista e PD-së dhe LSI-së. Ndërsa Indrit Hoxha surprizoi kolegët, kur në vend të fjalës “betohem”,renditi arsyet, pse e refuzonte mandatin e deputetit

Kamera e fshehtë e Stop, shkarkohen e procedohen mjeku e infermieri.


Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e mjekut të pavionit të onkologjisë Enes Hafizi dhe infermierit Pal Cuni,që u filmuan duke marrë 1 000 euro për t’i bërë rreze një shtetasi kosovar.Në deklaratën e lëshuar mbrëmë, Ministria e shëndetësisë njoftoi pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për dy punonjësit e QSUT-së.Cështja do të ndiqet edhe nga organet kompetente.’Stop” ka mësuar, se vec ryshfetit, ka edhe shkelje të tjera.Pacientët nga Kosova konsiderohen shtetas të huaj dhe nuk mund të përfitojnë shërbime mjekësore si operacione, rrezatim, apo kemioterapi në spitalet e vendit tonë. Per shërbimet, që kërkojnë hapje kartele mjekësore, ata nuk mund t’i përfitojnë as falas, as me pagesë, pasi nuk derdhin kontribute shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Të Fundit