Jemi në Sukth të Durrësit për një problem divorci e ndarje pasurie. Dhurata Salla tregon, se është ndarë nga ish bashkëshorti për dhunë e xhelozi nga ana e tij dhe tani nuk lejohet të futet në shtëpi.Dhurata thotë, se është detyruar të shkojë në Itali, duke lënë shtëpinë dy-katëshe të ndërtuar prej saj dhe ish-bashkëshortit Gëzim Salla.Ajo shprehet, se për shkak të dhunës, ka kaluar edhe në depresion.Po cfarë ka ndodhur sot me pronën e tyre? Në vitin 2021 në një zyre avokatie, Gëzim Salla ka njohur si pronarë kontribues motrën dhe vëllezërit e tij pa marrë në konsideratë ekzistencën e Dhuratës. Ky gabim ka vazhduar edhe në gjykatën e shkallës së parë Durrës, ku gjyqtari Rexhep Bekteshi nuk ka kërkuar minimalisht një certificatë martese, familjare.Sot prona është në emër të vëllezërve dhe motrës së Gëzimit, duke përjashtuar edhe vajzat e tij.Ne kontaktuam me vetë zotin Salla, i cili thotë, se motra dhe vëllai i kanë dhënë para për shtëpinë.
Kryeministri Rama i ka marrë qeleshen një të moshuari gjatë një aktiviteti fushate, duke shkruar për këtë moment “qeleshja e mirë për shokë shumë”.Ndërsa duke kërcyer me zonja të moshuara, ai ka shkruar “janë nona fare”.
Në këtë pjesë të emisionit në studion e emisionit është kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Belind Këllici. Belo, sic e thërrasin ka bërë humor me moderatorët e emisionit dhe ka zgjeruar fjalorin publik me gjuhën, që e njeh mirë, cembra, ose e folura mbrapsht.