Del më shoqen për të bërë pazar, shqiptarja lë brenda makinës foshnjën 4 muajshe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ky një foshnjë vetëm 4muajshë është lënë e vetme brenda makinës. Mediat vendase shkruajnë se dy shqiptare shoqe me njëra tjetrën kanë lënë foshnjën në makinë dhe kanë dalë për Pazar në një dyqan në zonën e Pylaia.

Ka qenë një kalimtar i cili ka konstatuar një makine të parkuar, me dritare gjysmë të hapur dhe dyert të mbyllura, ndodhej një foshnjë 4 muajshe krejt e vetme, pa mbikëqyrjen e një të rrituri, i cili menjëherë ka thirrur policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe ka gjetur nënën e foshnjës 22 vjeçaren shqiptare brenda një dyqani duke bërë pazar! Nëna e re e kishte lënë foshnjën në makinën e shoqes së saj 27-vjeçare, me të cilën kishin dalë.

Nga hetimet rezultoi se dy femrat kanë munguar në makinë për më shumë se 40 minuta, duke vënë në rrezik foshnjën. Policia ka vënë në pranga dy shqiptaret.

Të Fundit