STOP-EMISIONI 175(SEZONI 7) 5 Maj 2022-Korce/ U krye veper penale, gjykata zhbllokon makinen, policia s’ia jep. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 175(SEZONI 7) 5 Maj 2022-Korce/ U krye veper penale, gjykata zhbllokon makinen, policia s’ia jep.

Një vit më parë kemi transmetuar denoncimin e zotit Taulant Cela, administrator i një biznesi privat, që jep makina me qira në afërsi të Rinasit,Tiranë, Ai tregoi për mbajtjen të bllokuara të dy automjeteve, një golf 4 dhe një Mercedes ML nga dy prokuroritë, ajo e Peshkopisë dhe Pogradecit. Në rastin e Pogradecit, një qytetar u kap me makinën e dhënë me qira, duke transportuar shtetas sirianë. Autori u arrestua dhe makina e Taulantit nuk u kthye. Prokurori Gjergji Ceka u shpreh, se me mjetin është bërë krim, edhe pse autori i krimit u zbulua dhe u vu në pranga.Por pasi u mësua, se “Stop” po ndiqte këtë cështje,prokurori ndryshoi version, duke vendosur kthimin e mjetit Taulant Celës.Sot, më shumë se një vit më pas,Taulant Cela tregon, se edhe pse doli vendimi i gjykatës për kthimin e makinës, ai ende nuk e ka marrë atë.Ka shkuar në policinë e Korcës, e në fillim i kanë thënë, se duhen dokumentat zyrtare dhe më pas, se nuk janë dokumentat e makinës. Ai thotë, se ka shukuar shumë herë të marrë autimejtin dhe askush nuk i justifikon këto shpenzime.Vendimi i gjykatës i datës 12 dhjetor 2021 thotë, se makina duhet t’i kthehet të zotit, por qytetari pretendon, se ka marrë përgjigje të ndryshme. Ne jemi drejtuar në Drejtorinë e policisë së Korcës, ku na thanë, se duhen dokumentat fizikisht.

Në polici premtojnë, se makina do të kthehet të hënën.

Sot u përkujtua 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Krerët më të lartë të shtetit, si cdo vit, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në Monumentin Nënë Shqipëri.Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përvec nderimit, rregulluan edhe fashat në kurorat, që mbanin forcat policore. Në homazhe nuk munguan edhe ish veteranë të luftës dhe nostalgjikë, me të cilët kemi zhvilluar intervista me humor.

Jemi në Laprakë në shkollën “28 Nëntori”.Arjan Karriqi tregon, se ka vajzën në klasën e tretë, të diagnostikuar me prapambetje mendore. Pavarësisht, se ka dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Arsimore, e bija nuk ka mësues ndihmës.Ne takuam drejtorin e shkollës, Albert Prifti, i cili u shpreh, se me këtë rast është njohur që në klasën e parë. Por sipas tij, prindi i vajzës, vetëm në mars 2022, ka cuar raport mjeko-ligjor me diagnozën dhe nevojën, që ka ky fëmijë për mësues mbështetës.Pas një ballafaqimi mes prindërve dhe drejtorit rezulton, se ka qennë komisioni mjeko ligjor, që nuk i ka lëshuar dokumentin, duke pretenduar, se kërkohej dokument për kemp dhe jo për mësues mbështetës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *