STOP-EMISIONI 174 (Sezoni 9)-3 Maj 2024- ”Ndjekje penale”, hetimi tatimor kërkon nipt për magazinen e mallit stok

Jemi në Gramsh, pasi Nadire Zani ka një problem me hetimin tatimor, që i ka bllokuar pronën. Bëhet fjalë për një magazinë bujqësore, 3 km larg Gramshit, që u privatizua në vitin ’95. Disa punonjës të saj e blenë magazinën dhe mallin dhe e lanë në ruajtje, që kur të ndahen pjesët takuese, të marrë secili të vetin. Nadirja tregon, se asaj i qëlloi mall stok, që nuk shitet e nuk është më në qarkullim.Por një ditë shfaqet hetimi tatimor dhe i ve shirita, duke thënë, se duhet të pajiset me nipt. Nadirja thotë, se nuk e ka subjekt tregtar e as shet ndonjë gjë dhe mallin stok e vërteton me një dokument nga Bashkia dhe me një akt kostatimi nga higjena. Ajo shkonte vetëm për të bërë ajrosjen e magazinës. Në drejtorinë e Hetimit tatimor, inspektori thotë, që zonja të shkojë në gjyq, nëse nuk i pëlqen bllokimi.Nga ana tjetër drejtori i Tatim taksave në Bashkinë Gramsh, thotë, se në asnjë moment, aty nuk ka qenë subjekt tregtar, por nuk di të thotë, se pse Hetimi Tatimor ka dalë më këtë vendim.

Ali Topalli është një i moshuar, që jeton në Rinas dhe ankohet, se në emër të djalit i ka ardhur një detyrim energjie 600 mijë lekë të vjetra vetëm për muajin mars 2024. Ai thotë, se nuk ka konsum të tillë dhe kjo i ka ndodhur edhe herë të tjera. Në zyrat e Oshee në Vorë, na thonë, se kjo ka ndodhur për faj të faturistit, i cili duke mos lexuar saktë matësin, ka faturuar gabim dhe tani janë mbivendosur shumat.Por Aliu thotë, se nuk ka ndërmend të paguajë për fajin e faturistit dhe punonjësi i përgjigjet, se as ai nuk do ta bënte. Pas interesimit tonë, punonjësi i OSHEE tha, se rasti do të verifikohet.

Sot është dita ndërkombtare e lirisë së shtypit. Edhe nw vendin tonw kjo ditw wshtw pwrkujtuar nga komuniteti i gazetarwve dhe politika. Ndwrsa gjatw ditws sw djeshme gazetarwt protestuan nw ambientet e jashtme tw Kuvendit.

Të Fundit