Stop -EMISIONI 173 (SEZONI 4) 1 maj 2019-Me diagnoza të ndryshme në Vlorë e Itali, sorollatet 4 vjet për kemp.

Shqetësimi i rradhës na ka cuar në Vlorë, ku një qytetar ka rezultuar me diagnoza të ndryshme nga spitali shqiptar dhe ai italian.Remzi Limo tregon, se prej 4 vjetësh gruaja e tij, sorollatet pa zgjidhje. Mjekët e Spitalit Rajonal të Vlorës e diagnostikuan me asmë, ndërsa spitali italian “San Bennedetto”, me dy diagnoza: aortë të zgjeruar dhe tumor në veshka.Remziu u ballafaqua me mjekët në Vlorë dhe takoi edhe shefin e patologjisë Skënder Alushaj. Pas kësaj, gruaja u shtrua 11 ditë në spital për ekzaminime të tjera dhe sërish e nxjerrin normale.Vetë pacientja, Edlira Limo, tregon, se ka shumë probleme me shëndetin dhe i duhen 60 euro në muaj për ilace. Ajo kërkon, që të paktën të përfitojë kempin.Pas interesimit të “Stop”, shefi i pavionit, Skënder Alushaj, pranon problematikën e këtij rasti dhe premton ta rishtrojë pacienten dhe t’i plotësojë të gjitha procedurat për kemp.

Nga parada e 1 majit, në indiferencën e sotme të ditës së punëtorëve.


Sot është 1 maji, dita ndërkomëtare e punëtorëve. “Stop” sjell në vëmendje mënyrën, sesi festohej kjo ditë në kohën e diktaturës më parada e parakalime festive para tribunës së udhëheqjes. Por sot edhe përkujtimi i 1 majit ka ndryshuar. Në kryeqytet ka patur një përpjekje të vakët për tubim, por shumica e qytetarëve janë indiferentë ndaj saj. Edhe nëpër ministri, ngaku janë hequr pa të drejtë qindra punonjës, askush nuk ka protestuar, apo ngritur sot zërin.

Paskuqan, në qendrën shëndetësore s’bëhen analizat: dukuni pas një muaji!

Shumë banorë të Paskuqanit janë ankuar në “Stop”, se në Qendrën e tyre shëndetësore, nuk bëhen analizat.E njëjta gjë edhe për gratë, që duhet të ndjekin ecurinë e shtatzanisë.Infermierja e laboratorit të analizave, thotë, se të paktën edhe për një muaj, do të vazhdojë e njejta situatë.Edhe drejtoresha e Qendrës Shëndetësore pranon, se nuk ka reagentë, për shkak të mosardhjes së fondit.

Të Fundit