STOP-EMISIONI 172(Sezoni 6) 4 Maj 2021- Fushe-Kruje/ Nena denoncon zhdukjen e vajzes, policia: Mjere kujt i bie! – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 172(Sezoni 6) 4 Maj 2021- Fushe-Kruje/ Nena denoncon zhdukjen e vajzes, policia: Mjere kujt i bie!

Problematika e rradhës na con në Fushë-Krujë. Një nënë denoncon faktin, se prej 9 ditësh vajza e saj 15 vjecare është zhdukur dhe policia nuk ndërhyn.Adriana Pepmarku thotë, se arsyeja, që ajo dyshon për largimin e vajzës, është se e bija për 20 ditë do të futej në riedukim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Adriana tregon, se vajza shoqërohej me një shoqe 23-24 vjecare nga Kruja, e cila shpesh e nxirrte nga mësimi.Mamaja ka bërë kallzim në polici, por asgjë nuk është bërë dhe askush nuk di të thotë, se cfarë ndodh me të miturën.Zonja është interesuar në stacionin e policisë Fushë-Krujë, por aty i thonë, se të gjithë punonjësit janë nëpër qendra numërimi të votave.Madje një punonjës, që është aty, i thotë, të ëmës, se vajza mund të jetë duke punuar në lokale nate, duke u droguar, apo prostituar, e në gjuhën popullore kësaj i thonë “mjerë kujt i bie”.Pas këmbënguljes së gazetares së “Stop”, policia u vu në lëvizje dhe gjeti vajzën e mitur. Nëna e saj falenderon porgramin tonë për gjetjen e së bijës.

Të shtunën ishte 1 maji dhe Klintoni iu drejtua qytetarëve, për t’i pyetur, nëse e shohin si festë, apo si protestë këtë datë.Mes të intervistuarve janë dhe plot personazhe plot humor e ironi,të cilët thonë, se kanë punuar një jetë, e nuk gëzojnë dot një pension dinjitoz. Madje dsia prej tyre, thonë, se në Shqipëri do të duhet të vijnë punëtorët nga Bangladeshi.

Vetëm pak ditë më parë transmetuam rastin e Drineda Avdi, mësuesja 27 vjecare nga Bilishti, e cila vuan nga sëmundja e leuçemisë akute. Ajo duhet t’i nënshtrohet një operacioni të palcës kurrizore, të cilën do ia dhurojë motra. Ndërhyrja kushton 80.000 euro dhe ne bëmë apel për jetën e 27 vjecares, e cila duhet të rrisë edhe djalin e saj. Drineda është nisur mbrëmë drejt Turqisë, pasi u sigurua shuma e nevojshme për të cilën apeloi emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë ndryshe”.Mes kontributorëve ishte dhe kompania Brunes, që dha 100 mijë lekë të reja për ndërhyrjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *