Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi, se kishte arrestuar shtetasin Dario Bruci 48 vjec, sepse kishte mbajtur të izoluar dhe kishte dhunuar bashkëjetuesen 33 vjec, me të cilën kanë një fëmijë 9 muajsh.Policia e Matit bëri publike dhe një video të marrë nga celulari i Dario Brucit, ku shihej bashkëjetuesja e tij në një ritual në shtëpi, ndërsa shehu nga Kosova Kujtim Popaj, po mundohej t’i largonte magjinë. Kjo video ishte regjistruar një vit më parë në celularin e Darios dhe denoncimi i këtij të fundit nuk kishte lidhje me videon.Denoncimi ndaj Darios u bë nga nëna e 33 vjecares dhe Dario u arrestua pa asnjë prove dhune.Vetë 33 vjecarja tregon, se ajo ka vuajtur nga crregullimet e shëndetit mendor dhe pas lindjes, gjendja e saj është rënduar.Ajo thotë, se nuk është dhunuar nga bashkëshorti dhe këtë e ka pohuar në gjykatë dhe para një noteri.Me këtë cështje në Mat u mor shefi i krimeve Lulzim Lami, i cili e lidhi videon me ngjarjen edhe pse i përkisnin kohëve të ndryshme.Për rastin flasin psikiatrja Artiola Hoxha, psikologia Brunilda Laboviti dhe avokati Arben Llangozi.
Deklarimet e 33 vjecares, për dhunën e pretenduar ndaj së cilës u denoncua bashkëjetuesi i saj Dario Bruci, nuk janë marrë konform rregullave.Në këtë proces nuk kanë qenë të pranishëm ekspertë, pasi ajo kishte probleme të shëndetit mendor.Absurdi në këtë cështje shihet edhe në një tjetër detaj.Edhe pse Dario Bruci po vuan dënimin me arrest shtëpie për dhunë ndaj partneres, kjo e fundit jeton bashkë me fëmijën e Darion në të njejtën shtëpi.Dario thotë, se akuza është e montuar, pasi ai ka patur një konflikt për parkimin me shefin e krimeve në Mat Lulzim Lami.Së fundi 33 vjecarja, nën ndikimin e së ëmës, ka ikur nga shtëpia e Darios me djalin e vogël dhe po jeton në Tiranë me nënën. E reja thotë, se do që të kthehet me Darion.
Një foto e vitit 1966 tregon, sesi promovohej turizmi në atë kohë në kuadër të regjimit komunist dhe indoktrinimit ideologjik.Një projekt-ligj i hartuar nga Ministria e shëndetsisë i njeh të drejtën e abortit adoleshenteve mbi 16 vjec edhe pa dijeninë e prindërve.