STOP-EMISIONI 170(Sezoni 11) 30 Prill 2026-E padegjuar, familjari i vdekur del me kredi, e kishte marre kur ishte me karroce

Në Vlorë është denoncuar një rast i dyshuar mashtrimi financiar, kur qytetares Elibjanka Shkopi i është komunikuar në vitin 2026, se bashkëshorti i saj i ndjerë, Fatmir Shkopi, rezulton të ketë marrë një kredi në vitin 2021, ndonëse ai ishte i sëmurë rëndë me diabet, i verbuar dhe i paralizuar dhe ka ndërruar jetë në vitin 2023.Sipas saj, në vitin 2021 motrës së bashkëshortit iu vodh portofoli, ku ndodheshin edhe dokumentet e identifikimit të të ndjerit. Pas denoncimit, familja u pajis me dokumente të reja dhe mendoi, se çështja ishte mbyllur.Por një studio ligjore në Tiranë njoftoi familjen për një kredi prej 800 mijë lekësh të vjetra, e marrë për blerjen e një pajisjeje në një dyqan në Fier. Në dokumentacion rezultojnë mospërputhje të qarta: karta e identitetit ka të njëjtin numër, por atësia figuron “Kamber” në vend të “Elham”, ndërsa numri i telefonit nuk i përket familjarëve.Institucioni financiar pretendon, se kredia është dhënë, pasi personi është paraqitur fizikisht dhe është identifikuar në dyqan nga partnerët e tyre. Përfaqësuesit e institucionit financiar sugjerojnë, që familja të paguajë vetëm principalin e mbetur, duke falur interesat dhe penalitetet. Gjithashtu, është përmendur një person me emrin “Daniel”, i cili është prezantuar si djali i kredimarrësit, por familja nuk njeh një të tillë.Nga ana tjetër, familja ka hasur vështirësi në marrjen e dokumentacionit të plotë të kredisë pa një urdhër prokurorie dhe ka bërë denoncim në polici.

Sot përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zgjedhje, që pritet të mbahen më 23 maj. 5 kandidatë kanë shprehur ambicien për drejtimin e PD-së. Sali Berisha, Alesia Balliu, Merjeme Sala, Ervin Salianji dhe Evi Kokalari janë emrat, që kërkojnë të garojnë në selinë blu.E vetmja, që e dorëzoi personalisht aplikimin ishte Merjeme Sala, e cila foli për mediat. Më pas sekretari organizativ Flamur Noka tha, se dyert për kandidatët janën të hapura.

Sot në studion e “Stop” pasi një moment shumë emocionues. Reina, një vajzë 11-vjeçare, që lëviz me karrocë paraplegjiku, është surprizuar nga Saimiri dhe Genti në ditën e lindjes së saj. Reina ndjek shkollën “Ali Demi” dhe është një fanse e zjarrtë e emisionit “Stop”, të cilin e sheh çdo ditë.Mes atmosferës festive, Saimiri dhe Gentiani i realizuan ëndrrën Reinës, e cila fiku qirinjtë e tortës në studion e emisionit të saj të preferuar.

Të Fundit