Sotir Mici është një qytetar fakeq 66 vjecar, i cili tregon, se në momentet e tij më të vështira, përfituan, për t’i grabitur shtëpinë. Ai është i vetëm, e kur pësoi një trombozë, Elona Saraci i kërkoi shtëpinë me akt dhurimi, me kushtin, që ajo të kujdesej për të deri në fund të jetës.Pasi Elona mori firmën e dhurimit,e braktisi Sotirin, i cili mbeti dhe pa këmbë.Për këtë të fundit kujdeset sot një qytetar.Ne shkojmë te noterja Valbona Selimi, e cila thotë, se akti i dhurimit është i parevokueshëm, por shtëpia e Sotirit i shkon Elonës, pas vdekjes së dhuruesit.Madje Ajo thotë, se as me gjyq nuk fiton gjë në këtë rast.Në një telefonatë mes Sotirit dhe Elonës, kjo e fundit thotë, se do t’i shërbejë, “kur t’i shohë veshët pa pasqyrë”.Ndërsa në komunikimin me gazetaren, Elona pranon të kundërtën.Përsa i takon problemit shëndetsor, komisioni i parë i para-tetraplegjisë, nuk i ka dhënë Sotirit status me shoqërues, sepse diagnoza e tij, nuk e pengon në normalitetin e aktivitetit të përditshëm jetësor.
Në mars të këtij viti transmetuam zullumet e panumërta të noteres së Fierit Anila Haxhiu dhe bashkëshortit të saj, Ilirjan Ymeri.Ne ishim në Fier, pas një denoncimi të Dritan Harapit, i cili kishte shitur me kontratë në zyrën e noteres Haxhiu një tokë dhe nuk merrte paratë.Kur gazetarja investigoi këtë rast, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj ushtruan dhunë ndaj grupit të xhirimit të “Stop”. Anila Haxhiu mbylli gazetaren e “Stop” me celës në zyrën e saj, ndërsa bashkëshorti Ilirjan Ymeri, goditi me grusht pas koke operatorin e Stop-it dhe i theu telefonin gazetares.Situata përfundoi në komisariatin e Fierit, ku grupi i xhirimit i emisionit “Stop” bëri kallzim për dhunën e ushtruar për shkak të detyrës, shkatërrim sendi si dhe cënim lirie në pa të drejtë. Operatori u pajis edhe me raport mjeko-ligjor.Kjo nuk ishte bëma e vetme e ciftit Haxhiu-Ymeri. Noterja kishte falsifikuar edhe niptin, ndërsa i shoqi kalonte qytetarët në kufi me dokumenta të kompromentuara kundrejt pagesave nën dorë. Për të gjitha këto pritet verdikti i drejtësisë.
Disa herë emisioni “Stop” ka publikuar rastin e Elidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar, duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe hipotekës së Vlorës. Cështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Elidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e Aluiznit dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga Detyrim Paraqitjeje në Arrest Shtëpie. Ne kemi parë, sesi në 12 janar 2023 Elidon Gjikoka thyen arrestin e shtëpisë. Ilia Koka, njëri prej vëllezërve, që iu rrëmbye prona, denoncoi këtë fakt. Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës, për të vijuar procedurat. Pasi gjyqtari Enkel Peza pushoi akuzat për 16 personat, që në seancën paraprake, familja Koka e apeloi dhe fitoi dy shkallët, Apelin dhe të Lartën, të cilat vendosën, që 16 personat e akuzuar të dënohen. Në këtë fazë cështja vjen sërish në Gjykatën e shkallës së parë Vlorë, ku rikthehet favorizimi dhe zvarritja.Gjyqtari Hektor Sinanaj hapur ka ndryshuar orarin e seancës nga 12:30 ne 12:10, një kelckë, që e përdori, që prokurori i cështjes të mos paraqitej në gjyq dhe seanca të shtyhej sërish.