STOP – EMISIONI 17 (SEZONI 2)

Zgjidhet problemi i kopshtit për fëmijët në Babrru-Fushë.
Gjergji Thimo koleksionisti i dënuar për mbajtjen e ikonave të vjedhura denoncon në “Stop”, se një prej veprave, për të cilën ai vuajti heqje lirie, ndodhet në shtëpinë e Koco Kokëdhimës. Gazetarët e emisionit kanë zgjidhur edhe cështjen e mungesës së kopshtit në Babrru-Fushë. Përkohësisht ata u akomoduan në zyrat e drejtorisë arsimore të Kamzës dhe këtë e konfirmoi edhe drejtori i kësaj zyre Ermioni Cekani.

 
Kredi në NOA dhe kalvari i Halim Gjatës. 
Halim Gjata ankohet në “Stop” për  një problem me institucionin financiar NOA. Në vitin 2007 ka marrë një kredi prej 9 milionë lekësh, duke lënë peng furgonin e tij me vlerë 12 milionë lekë. Pasi nuk mundi të shlyente plotësisht kredinë, bëri marrëveshje me kredidhënësin, që të shiste furgonin e të bënte shlyerjen. Por në këtë momenti automjeti “u zhduk” dhe punonjësit e NOA-s, thonë, që nuk kanë një kopje të kësaj marrëveshjeje.

 
Beqir Kurtaj nga punonjës i OSHEE në “kampion” gjykate.
Beqir Kurtaj mund të quhet kampion, edhe pse nuk ushtron asnjë sport. Ai ka qenë lexues energjie në OSHEE dhe akuzohet për falsifikim kompjuterik. Në muajin mars, “Stop” asistoi në seancën e 40-të gjyqësore, por tani rekordi i tij ka kapur shifrën 63 dhe është ende në proces…

Të Fundit