STOP-EMISIONI 169(Sezoni 8) 26 Prill 2023-Ndalet ne Durres per ID greke false, gjen vete provat, prokuoria e zvarrit.

Do të shtjellojmë sot një ngjarja, që ka ndodhur në Durrës në shkurt 2023. Një qytetar, që kishte prerë biletën për në Francë, ndalohet nga policia me pretendimin që ID-ja e tij greke, ishte false. Por sot pas disa muajsh, qytetari është i bllokuar dhe prokuroria e Durrësit nuk ka bërë asnjë gjë për të verifikuar ID-në e tij.Gazetari i “Stop” u interesua në Policinë e Durrësit, e cila na coi në Prokurori, ku cështjen e ka prokuroja Flora Reka. Avokati i qytetarit publikon fakte dhe dokumenta nga Greqia, që tregojnë, se ID-ja e klientit të tij është e saktë, por vonesa nga ana e Prokurorisë, nuk ka shpjegim. “Stop” ka improvizuar vjedhjen e një makine, në të cilën ka edhe një provë nga autori.

Prova, që është një ID, përmes hetimit zinxhir dhe të shpejtë, coi në kapjen e autorit. Eugen Beci ish-prokuror na jep detaje, sesi u kap autori në këtë ngjarje të improvizuar.

Fotoja e një grua nga Filipine, Gel Rodriguez, po bën xhiron e mediave. Ajo ka veshur 2,5 kg rroba, pasi kuptoi në aeroport se kishte kaluar peshën e lejuar prej 7 kg dhe nuk donte të paguante para ekstra. Një dre ka shkuar në një kinema në Alaskë dhe pasi nga ngrënë kokosha, është larguar në mënyrë të qetë.

Në 30 mars transmetuam një denoncim nga zona e Prokurorisë së Tiranës.Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku se, në këmbim të vendit, ku kishte shtëpinë, do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.Palët lidhin kontratë dhurimi, por ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton, se e ka shitur disa herë apartamentin. Motra e qytetarit Shpëtim Mëniku, Manuela Mëniku, ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i është shmangur.Pasi gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin, ai premtoi, që në fund të marsit t’i jepte kapar qytetarit dhe deri në datën 15 prill ta shlyente, duke ia blerë apartamentin.Por kjo nuk ndodhi dhe qyetarja ka biseduar edhe me vajzën e tij, e cila, i thotë, të mos e shqetësojë babanë e saj, sepse ai ndodhet në spital.Bashkë me denoncuesen, i drejtohemi Krimit Ekonomik, për një tjetër denoncim, edhe pse denoncime të ngjashme nuk mungojnë në adresë të ndërtuesit problematik Sabri Shera.

Të Fundit