STOP-EMISIONI 169(SEZONI 7) 27 Prill 2022-Gjyqtari nxjerr nga shtepia gruan e ndare: mund te shembej nga termeti. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 169(SEZONI 7) 27 Prill 2022-Gjyqtari nxjerr nga shtepia gruan e ndare: mund te shembej nga termeti.

Rexhina Nushi, ankohet në “Stop”, se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, e ka hedhur në rrugë, në momentin e ndarjes së pasurisë bashkëshortore, pas divorcit nga i shoqi. Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë, konkretisht një banesë 1 katëshe.Megjithëse u apelua dhe u bë rekurs deri në Gjykatën e Lartë, u mor parasysh vendimi po i këtij gjyqtari, që shtëpia të ndahej përgjysmë.Më pas nisi faza e dytë e pjesëtimit, ajo e ndarjes së pronës në terren.E urdhëruar nga gjyqtari Sokol Shehu, ekspertja Rajmonda Qerimaj,bëri vlerësimin dhe tha se banesa, sipas saj, mund të ndahej në natyrë, pasi të dyja palët të përshtasnin tualetin dhe derën.Por, pak kohë më pas, njëra dhomë u shemb.Kjo bëri, që gjyqtari të kërkonte nga po e njëjta eksperte një shtesë akti.Megjithëse sipërfaqja u tkurr, ekspertja gjykoi se sërish banesa mund të ndahej në mes .Por kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtari, i cili vendosi, që zonja të largohet nga shtëpia duke marrë 13 milionë lekë të vjetra dhe aty të mbetet ish bashkëshorti. Në dosjen e gjykimit është dhe një urdhër mbrojtjeje, që zonja e ka marrë ndaj ish bashkëshortit të dhunshëm, por që gjyqtari nuk e ka parë.

Në emisionin e djeshëm transmetuam me video, sesi drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Kukës, Luan Kërxhalliu, vjedh karburantin e të vetmit mjet të stacionit në qytet, për nevoja personale.Ne e pyetëm drejtorin për këtë, por ai mohoi të ketë vjedhur karburant. Pas pamjeve filmike, kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici, tha për “Stop”, se është bërë propozimi për pezullim të drejtorit të përgjithshëm të zjarrfikësve dhe po procedohet penalisht Luan Kërxhalliu, i kapur me presh në dorë, duke vjedhur karburant.

Në 20 prill 2022 transmetuam denoncimin e këngëtarit korcar Endri Prifti, i cili foli për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e institucioneve.Në Gjykatën e Korcës cifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqsor për përpjesëtimin e pasurisë.Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i ciftit, që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korcës dhe të mos tjetërsohej, derisa të përfundonte procesi.Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korcës me pretendimin, se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë, që gjykata konfirmoi të kundërtën.Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.Pas transmetimit tonë, Prokuroria e Korcës ka regjistruar procedimin dhe sekuestruar apartamentin, që ish-gruaja e këngëtarit Endri Prifti e mori dhe shiti pa të drejtë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *