Në 13 prill në Durrës, humbi jetën 58-vjeçari Saimir Markja. Fillimisht u deklarua nga policia dhe mjekësia ligjore, se Marka ishte viktimë e një arresti kardiak. Vëllai i tij, Mentori, tregon, se familja në fillim e besoi këtë version, edhe pse kishte dyshime për shkak të shenjave në fytyrë dhe një plage në pjesën e pasme të kokës së të ndjerit.Ditën e funeralit, bashkëshortja e Saimirit, vuri re mungesën e orës së dorës. Kërkimi për orën i çoi tek një fqinj, Mario, që ka një servis motorësh, dhe sjellja e Marios dhe vëllezërve të tij, rriti edhe më shumë dyshimet, se vdekja nuk ishte natyrale.Sipas një bisede telefonike, që Mentori pati me oficerin e policisë gjyqësore, Gentjan Kariqi, vdekja ishte konstatuar si arrest kardiak nga mjekët e urgjencës në Durrës dhe nga mjeko-ligjori Anton Samarxhi. Por pamjet e siguruara tregojnë, se policia kishte kryer vetëm një kqyrje sipërfaqësore të vendit të ngjarjes, pa sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pa marrë dëshmi nga personat e pranishëm.Vetëm pas këmbënguljes së familjarëve, katër ditë më vonë u siguruan pamjet e kamerave të një gomisterie pranë pallatit. Ato treguan, se më 13 prill kishte ndodhur një konflikt për çmimin e një pompe uji, gjatë të cilit Gentjan Kraja e kishte goditur Saimirin me grushte, duke e rrëzuar përtokë pa ndjenja. Pamjet tregojnë gjithashtu, se një ditë pas ngjarjes, Gentjan Kraja, në një bisedë me pronarin e gomisterisë, mburrej duke thënë, se kështu i vriste të gjithë me një grusht.
SHBA-të pritet të lëshojnë një numër të kufizuar pasaportash me portretin e presidentit amerikan Donald Trump. Lajmi, i konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, ka të bëjë me përkujtimin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve në 4 korrik.Zyrtarë të administratës njoftojnë, se dizajnet e reja do të jenë të disponueshme për çdo qytetar amerikan, që aplikon për pasaportë, kur të nisë shpërndarja, dhe do të vazhdojnë, për aq kohë sa të ketë stok.
Para dy ditësh transmetuam disa problematika në Klinikën Stomatologjike Universitare të Tiranës për shkelje, që lidhen me shkarkime të dyshimta, apo emërime pa procedura. Vec të tjerash, drejtoresha Belisa Kaleci akuzohet, se mban ende në detyrë shefen e financës, Liljana Kuka, e cila ka dalë në pension prej dy vitesh. Për më tepër, kjo e fundit, ka qenë e përfshirë në një rast falsifikimi diplome të denoncuar publikisht në vitin 2019, falsifikim, që e ka pranuar edhe vetë e akuzuara. Drejtoresha Kaleci, e pyetur për këtë cështje, tha, se nuk ka kandidatë të interesuar. Por të nesërmen e transmetimit tonë, QSUT shpalli vendin vakant për pozicionin “përgjegjës i sektorit të financës”.



