Gjermanët dështojnë në Tiranë, një tjetër “bingo” me koncensionet në mjekësi.
Negociatorët gjermanë të krizës shqiptare dështuan në negociatat për të bindur kreun demokrat Lulzim Basha të lerë cadrën dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Këto ditë po bën zhurmë një tjetër koncension, apo partneritet publik-privat, sic parapëlqen ta quajë kryeministri Rama. Firma Labopharma me aksioner shtetasin grek Janis Karathano fitoi të drejtën e koncensionit për laboratorët mjekësorë për 10 vjet në vlerën e 100 milionë dollarëve.
Mësuesi i “të gjitha lëndëve” në Kamëz dhe kalvari i emërimeve të tij.
Mehmet Pashaj ankohet në “Stop” për peripecitë, që po detyrohet të kalojë nga Zyra Arsimore në Kamëz.Ai ka një diplomë në bio-kimi dhe ka dhënë mësim prej 10 vjetësh. Por transferimet e shpeshta nga një shkollë në tjetrën, e kanë detyruar të japë edhe histori, gjeografi apo fizkulturë e muzikë. Nga një shkollë në Qenam, Bathore, Paskuqan, derisa e pa veten në mes të katër rrugëve.Përfaqësuesi i zyrës arsimore në Kamëz Sulejman Keta, thotë, se pashai është konfliktual dhe ka probleme me pijen. Por kjo nuk e ka penguar ZA-në ta emërojë në periudha të caktuara edhe nëndrejtor shkolle…Megjithatë pas ndërhyrjes së “Stop”, Mehmet Pashajt iu dha një vend pune në profilin e tij.
“Unë quhem Mehmet Pashaj, me 2 universitete, i dyti është për Biologji-Kimi në Universitetin e Tiranës. Jo me ekuivalencë, por i plotë, duke i dhënë të gjitha lëndët në provimin shtetëror. Kam punuar për rreth 10 vjet në arsim, jam rikthyer para 2 vitesh dhe kam punuar në 6-7 shkolla në Zyrën Arsimore të Kamzës.”
Mehmet Pashaj tregon se Zyra Arsimore në Kamëz ka bërë që ai të transferohet shpesh në shkolla të ndryshme në Qenam, Bathore e Paskuqan dhe të japë mësim edhe në lëndë si Informatikë, Edukim Fizik, Histori, Gjeografi dhe Edukim Muzikor, në të cilat nuk ishte i profilizuar. Ai rrëfen se aktualisht është pa punë dhe se ka bërë ankimim të protokolluar tek ZA-ja e Kamzës, por ende nuk ka marrë një përgjigje rreth vendimit të largimit të tij nga puna.
Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua Zyrës Arsimore Kamëz për të komunikuar me përfaqësuesin e saj, Sulejman Ketën.
Sulejman Keta – “Zoti Pashaj ka qenë fillimisht, ka qenë në Qenam mësues dhe ka një praktikë për vlerësimin e punës së mësuesve, ku nga shkolla 9-vjeçare në Qenam është vlerësuar me mjaftueshëm. Megjithatë ai është emëruar Nëndrejtor në shkollën 9-vjeçare “Tahir Sinani”, Paskuqan”.
Gazetarja – Nga mësues me mjaftueshëm e keni bërë nëndrejtor?
Sulejman Keta – Është bërë Nëndrejtor, po.
Gazetarja – Por si bëhet ky me mjaftueshëm nëndrejtor?
Sulejman Keta – E, ja ashtu është bërë dhe pastaj drejtori i shkollës e shkarkoi me këtë motivacion: Mosrealizim të detyrës si nëndrejtor, konsumim të pijeve alkoolike gjatë orarit të punës, largim para kohe nga institucioni arsimor për shkak të dy punësimit. Vlerësimi vjetor i performancës së punës ka qenë i dobët, nuk ka qenë bashkëpunues me anëtarët e tjerë të drejtorisë. Pra, është pushuar si nëndrejtor. Ky është motivacioni.
Sulejman Keta – Atëherë, për ta sistemuar në sistemin arsimor, që mos ta lemë pa punë, ne e kemi përdorur këtu-aty në shkolla të ndryshme dhe së fundmi e kemi çuar te shkolla “Azem Hajdari”, Paskuqan, jashtë profilit të tij.
Gazetarja – Po, jepte Fiskulturë.
Sulejman Keta – Jepte Edukim Fizik.
Gazetarja – Më fal, ky tani nga profesor, mësues Kimie, si mund të japë Fiskulturë? Si ndodh një gjë e tillë? Ka dhënë edhe Informatikë, Fiskulturë, të gjitha ky…
Sulejman Keta – Jo, Informatikë s’ka dhënë. Ky nga nëndrejtor ka dhënë Biologji-Kimi, ka bërë edhe disa zëvendësime dhe së fundmi shkoi te shkolla “Azem Hajdari”. Te shkolla është marrë vendim pezullimi për ta kaluar në dispozicion të Zyrës Arsimore.
Mehmet Pashaj shprehet se pas komunikimit që pati emisioni “STOP” me Zyrën Arsimore, atij iu ofrua një vend pune në profilin e tij, si dhe në disa lëndë të tjera, gjë që nuk kishte ndodhur për 7 muaj.
“Dua t’ju falenderoj juve me shpirt, edhe në emër të fëmijëve të mi, që mundësuat punësimin tim brenda rregullave dhe normave. Unë nuk kërkuar asnjëherë mëshirë dhe nuk do kërkoj!”
Pavarësisht faktit që Mehmet Pashaj është pezulluar nga puna për konsumim të pijeve alkoolike gjatë orarit të punës, pas përballjes që emisioni “STOP” pati me Zyrën Arsimore në Kamëz, ai u punësua sërish dhe fatmirësisht në profilin e tij.
Skandali i rradhës i Albpetrolit, rrezikon arbitrazhin.
Kompania Albetrol me drejtues Endri Pukën kërkon të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën me “Feniks Petrolium”, pa marrë në konsideratë pasojat.Në një letër të kreut të drejtësisë Petrit Vasili thuhet, se kjo nuk mund të ndodhë pa marrë mendimin e avokaturës së shtetit, pasi rrezikohet një shumë e majme në arbitrazh.Vec kësaj Stop sjell pamje tw ndotjes nga shkeljet e Albpetrol dhe furnizimin e kamionëve direkt nga puset.